Virgjëri do të thotë se dikush nuk ka kryer ende marrëdhënie seksuale. Përveç marrëdhënies seksuale, ekzistojnë edhe shumë lloje seksi të tjerë.
Të dy djemtë (burrat) dhe vajzat (gratë) mund të jenë të virgjër.
Himeni: nuk është një provë e virgjërisë
Ju nuk mund të shikoni ose ndjeni se dikush është një i virgjër. Madje as një mjek nuk mund ta bëjë këtë.
Himeni nuk është një provë e virgjërisë:
- Himeni nuk është një membranë që mbyll vaginën. Ai është një lloj unaze prej indi. Për këtë arsye himeni nuk çahet plotësisht kur një grua kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë.
- Shumica e grave nuk kanë gjakrrjedhje kur kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë. Nëse himeni është shumë i ngushtë, një grua mund të gjakoset pak. Operacionet për të ndërtuar ose rivendosur himenin shumë shpesh nuk bëjnë ndonjë ndryshim.
- Një grua nuk mund të humbasë virgjërinë e saj duke përdorur tamponë gjatë ciklit të saj menstrual. Nëse doni të ndiheni më e sigurt, ju më mirë mund të përdorni pecetat sanitare.
Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?
Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
Seksologu
Mund të shkoni te një terapeut i seksit për ndihmë me problemet seksuale. Kjo nuk rimbursohet nga paketa standarde e sigurimit shëndetësor (basisverzekering). Mund të rimbursohet nëse keni sigurim shtesë.
Gjinekologu
Nëse jeni shtatzënë dhe ju është dhënë një rekomandim, ju shkoni te një gjinekolog. Rekomandimin jua jep mamia ose mjeku i përgjithshëm.
Fiom
Mbështetje dhe këshilla për shtatzëninë e paplanifikuar ose të padëshiruar: për informacionet online, vizitoni uebsajtin ose telefononi në numrin e Fiom.
088 126 49 00
Siriz
Mbështetje dhe opsione në rastin e shtatzënisë së paplanifikuar, të paqëllimshme dhe të padëshiruar. Puna e Siriz bazohet në besimin që një jetë e palindur ka të drejtën që nga fillimi të zhvillohet më tej dhe të lindë.
E re dhe shtatzënë
Nëse jeni shtatzënë ose keni lindur një fëmijë dhe jeni nën 23 vjeç, mund të shkoni këtu për ndihmë.