Si të përdorësh një prezervativ
Vendosni një prezervativ para penetrimit. Bëjeni në mënyrën e mëposhtme:
- Kontrolloni që data e skadimitData e skadimitDita e fundit në të cilën mund të përdoret një produkt. Pas kësaj…Lexoni më shumë nuk ka kaluar ende. Përdorni vetëm prezervativë me etiketën e cilësisë CE në paketim.
- Griseni qesen duke e hapur te çarja. Mos përdorni gërshërë, thikë ose dhëmbët dhe bëni kujdes me thonjtë e gjatë të duarve. Ju mund ta dëmtoni prezervativin.
- Tërhiqni lafshën mbrapa nëse penisiPenisiOrgani seksual i mashkullit. Penisi përdoret për seks (ejakulacioni) ose për të urinuar.Lexoni më shumë nuk është rrethprerë. Shtypni majën e prezervativit për të lënë hapësirë për spermën dhe vendosni prezervativin në majë të penisit. Penisi duhet të jetë i fortë (ereksion).
- Sigurohuni që buza e mbështjelljes së prezervativit është nga jashtë. Rrotulloni prezervativin poshtë mbi të gjithë penisin në mënyrë që të mos rrëshqasë gjatë seksit.
- Pas ejakulacionit, hiqeni prezervativin nga penisi. Bëjeni këtë ndërsa penisi është ende i fortë dhe mbajeni prezervativin nga buza e tij.
- Sigurohuni që të mos derdhet asnjë pikë spermë nga prezervativiPrezervativiMbulesë prej gome të hollë që burri e vesh mbi penisin e tij…Lexoni më shumë.
- Lidheni nyje prezervativin. Kjo pengon derdhjen e spermës. Hidheni prezervativin e përdorur në një kosh plehrash.

Kontrolloni që data e skadimit nuk ka kaluar ende. Përdorni vetëm prezervativë me etiketën e cilësisë CE në paketim.

Griseni qesen duke e hapur te çarja.

Shtypni majën e prezervativit për të lënë hapësirë për spermën dhe vendosni prezervativin në majë të penisit.

Sigurohuni që buza e mbështjelljes së prezervativit është nga jashtë. Rrotulloni prezervativin poshtë mbi të gjithë penisin në mënyrë që të mos rrëshqasë gjatë seksit.

Prezervativi është gati për përdorim.

Pas ejakulacionit, hiqeni prezervativin nga penisi. Bëjeni këtë ndërsa penisi është ende i fortë dhe mbajeni prezervativin nga buza e tij.

Sigurohuni që të mos derdhet asnjë pikë spermë nga prezervativi.

Lidheni nyje prezervativin. Kjo pengon derdhjen e spermës. Hidheni prezervativin e përdorur në një kosh plehrash.
Përdoreni prezervativin vetëm një herë.
Prezervativët janë të disponueshëm në madhësi të ndryshme, në varësi të trashësisë së penisit. Prezervativi nuk duhet të jetë shumë i ngushtë ose shumë i gjerë.
Mos përdorni 2 prezervativë në të njëjtën kohë. Prezervativët mund të çahen.
Përdorni vetëm lubrifikantë me bazë uji ose silikoni në prezervativ. Sigurohuni që të përdorni shumë lubrifikant kur bëni seks anal.
Blerja e prezervativëve
Ju mund të blini prezervativë në farmaci, dyqan ilaçesh ose supermarket. Ndonjëherë mund t’i gjeni edhe në bare, klube nate ose makineri shitëse.
Çmimi i një prezervatimi mund të jetë nga 0,20 deri në 0,90 €. Prezervativët specialë, për shembull me aromë të veçantë ose damarë kushtojnë më shumë. Azilkërkuesit mund të marrin prezervativë falas në qendrën shëndetësore të qendrës së azilkërkuesve.