Nëse keni pyetje rreth jetës seksuale ose marrëdhënies suaj, ose nëse keni një problem, mund të flisni me profesionistë të ndryshëm shëndeti. Gjithmonë shkoni në fillim te mjeku juaj i përgjithshëm. Nëse është e nevojshme, profesionisti i shëndetit mund t'ju rekomandojë te një specialist, për shembull gjinekolog, mami, terapeut (seksual) ose psikolog.

Një psikolog/psikoterapeut mund t'ju ndihmojë nëse keni depresion, po jetoni me HIV ose keni probleme në marrëdhënie.

Një grua duke folur me një mjek

Për çfarë flitet me një profesionist shëndeti?

Mund të flisni me një profesionit shëndeti pothuajse për çdo problem intim. Për shembull:

Si të flasësh me një profesionit shëndeti

Nëse doni të flisni me një profesionit shëndeti, këto këshilla mund të jenë të dobishme:

  • Mendoni rreth problemit ose pyetjes që doni të diskutoni.
  • Mendoni rreth asaj që doni nga profesionisti i shëndetit. Për shembull: dëshironi një këshillë, një test për IST apo një rekomandim për te një specialist?
  • Bëjeni të qartë nëse e keni të vështirë që të flisni rreth çështjes.
  • Përshkruani problemin tuaj ose pyetjen në mënyrë specifike sa është e mundur. Për shembull: "Nuk jam në gjendje të kem një ereksion"."
  • Mendoni për fjalët që do të përdorni. Fjalori në këtë uebsajt mund t'ju ndihmojë.
  • Ju mund të merrni dikë që besoni me vete, kështu që ai/ajo mund t'ju ndihmojë.

Shpesh duket e vështirë të flasësh për tema intime me një profesionist shëndeti, por kjo është pjesë e punës së tyre. Ata njohin këto tema mjaft mirë.

Burrë duke folur me një profesionist shëndeti.

Privatësia

Privatësia juaj respektohet kur flisni me një profesionist shëndeti. Profesionistët nuk mund të shpërndajnë informacionin që ju u thoni atyre.

Një profesionist nuk mund të shpërndajë informacionin që ju i thoni atij/asaj.

Als u vragen heeft over uw seksleven of relatie of als u een probleem heeft, kunt u met verschillende zorgverleners praten, zoals een dokterverpleegkundigegynaecoloog, verloskundige, seksuoloog, therapeut, psycholoog. U gaat altijd eerst naar uw huisarts

Indien nodig kan de zorgverlener u doorverwijzen naar een specialist. Een psycholoog/psychotherapeut kan u helpen als u kampt met een depressie, leeft met hiv, relatieproblemen heeft …
 

Een vrouw praat met een dokter

Waarover kunt u praten met een zorgverlener?

U kunt bijna elk intiem onderwerp bespreken met een zorgverlener. Voorbeelden hiervan zijn:

Hoe praten met een zorgverlener?

Als u met een zorgverlener wilt praten, kunnen de volgende tips handig zijn:

  • Denk na over het probleem of de vraag die u wilt bespreken.
  • Denk na over wat u wilt van de zorgverlener. Wilt u advies, een soa-test, een doorverwijzing naar een specialist…
  • Laat het duidelijk merken als het u moeilijk vindt om over het onderwerp te praten.
  • Beschrijf het probleem of de vraag zo specifiek mogelijk. Bijvoorbeeld: "Ik kan geen erectie krijgen."
  • Denk na over welke woorden u zult gebruiken. Het woordenboek op deze website kan u hierbij helpen.
  • U kunt iemand die u vertrouwt meenemen zodat hij/zij u kan helpen.

Vaak lijkt het moeilijk om met een zorgverlener over een intiem onderwerp te praten, maar vergeet niet dat dit een deel uitmaakt van hun takenpakket. Zij zijn erg vertrouwd met deze onderwerpen.

Man praat met een zorgverlener.

Privacy

Uw privacy wordt altijd gerespecteerd wanneer u met een zorgverlener praat. Professionele zorgverleners mogen de informatie die u hen vertelt niet delen met anderen.

Een zorgverlener mag de informatie die u hem/haar vertelt niet delen met anderen.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
Seksologu
Mund të shkoni te një terapeut i seksit për ndihmë me problemet seksuale. Kjo nuk rimbursohet nga paketa standarde e sigurimit shëndetësor (basisverzekering). Mund të rimbursohet nëse keni sigurim shtesë.
IST Sida Holandë (Soa Aids Nederland)
Nëse mendoni se keni një IST, është e rëndësishme që të testoheni. Lista e adresave për testet e IST-ve dhe vaksinimet.
Sense.info
Nëse jeni nën 25 vjeç, mund të kontaktoni Sense me pyetje rreth kontracepsionit, seksualitetit dhe IST-ve. Mund ta bëni këtë nëpërmjet email-it, telefonit, bisedës online ose duke lënë një takim për orët e konsultimit të Sense.
Gjinekologu
Nëse jeni shtatzënë dhe ju është dhënë një rekomandim, ju shkoni te një gjinekolog. Rekomandimin jua jep mamia ose mjeku i përgjithshëm.
Mamia
Sapo ta mësoni që jeni shtatzënë, mbyllni një takim me një mami në zonën tuaj. Një mami ju mbështet dhe këshillon gjatë shtatzënisë suaj, lindjes dhe periudhës menjëherë pas lindjes.
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet