Një infeksion vaginal është një infeksion i vaginës dhe ka simptoma të ngjashme me një IST. Nuk është një IST. Ju shpesh nuk merrni infeksion nga seksi.
Infeksioni është shkaktuar nga një kërpudhë (kandida) ose nga baktere (vaginoza bakteriale).
Ju mund të parandaloni shumicën e infeksioneve vaginale nëse ju kujdeseni për vaginën tuaj. Antibiotikët dhe stresi mund të shkaktojë gjithashtu infeksione vaginale. Merrni antibiotikë vetëm kur ju jepen me recetë nga një mjek.
Ju mund të keni një infeksion vaginal nëse ju keni një ose më shumë të simptomave të mëposhtme:
- rrjedhje vaginale që është ndryshe nga zakonisht:
- rrjedhje lëngu me erë të keqe;
- shumë rrjedhje që ngjan me ujin ose e bardhë dhe e thërrmueshme;
- dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale;
- acarim, kruajtje ose skuqje të vaginës dhe zonës rreth saj;
- dhimbje kur urinoni;
- ënjtje të buzëve gjinore.
Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?
Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.