Injeksioni kontraceptiv është një metodë kontracepsioni.

Injeksioni kontraceptiv përmban 1 hormon. Ky hormon parandalon ovulacionin. Gjithashtu ai e bën më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe parandalon implantimin e një vezëze.

Injeksioni kontraceptiv

Si punon injeksioni kontraceptiv?

Injeksioni punon për 3 muaj. Përdoret në mënyrën e mëposhtme:

  • Gjatë 5 ditëve të para të ciklit tuaj, mjeku, gjinekologu ose infermieri juaj ju bën një injeksion në parakrah ose në vithe.
  • Më pas, duhet të shkoni te mjeku i përgjithshëm/ofruesi i shërbimit shëndetësor çdo 3 muaj (12 javë) për një injeksion të ri.
Mjeku duke bërë një injeksion kontraceptiv në vithen ose parakrahun e një gruaje.

I sigurt

Injeksioni kontraceptiv është i sigurt nëse bëni një injeksion të ri çdo 3 muaj.

I sigurt

Nuk e dëmton shëndetin tuaj

Injeksioni kontraceptiv përmban 1 hormon. Ky hormon në përgjithësi nuk ndikon shëndetintuaj. Por, në disa raste është më mirë të zgjidhni një metodë tjetër kontracepsioni. Pyesni një mjek për këshilla.

Injeksioni nuk ju bën më pak pjellore. Nëse dëshironi të ngelni shtatzënë, thjesht ndaloni bërjen e injeksionit. Mundet, megjithatë, të duhen disa muaj ose deri në një vit, për ciklin tuaj të kthehet në normal.

Injeksioni kontraceptiv mund të shkaktojë efekte anësore si dhimbje koke, cikël menstrual të çrregullt dhe gjokse më të ndjeshëm. Konsultoni një mjek nëse efektet anësore janë të rënda.

Ciklet tuaja menstruale mund të bëhen më pak të rënda dhe shpesh mund të ndalojnë krejtësisht.

Nuk ofron mbrojtje nga IST-të dhe virusi HIV

Injeksioni kontraceptiv nuk mbron nga IST-të ose virusi HIV. Vetëm një prezervativ mund t'ju mbrojë.

Prezervativi

Blerja e injeksionit kontraceptiv

Ju keni nevojë për recetë nga një mjek ose mami për të blerë injeksionin kontraceptiv. Nuk mund ta blini pa recetë injeksionin kontraceptiv. Mund ta blini injeksionin kontraceptiv vetëm në një farmaci.

Injeksioni kontraceptiv kushton rreth 15 € për injeksion. Këtu përfshihet administrimi i injeksionit nga një mjek/ofrues i kujdesit shëndetësor. Çdo 3 muaj, duhet të shkoni te mjeku ose ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor për një injeksion të ri.

Sa kushton?

Deri në moshën 21 vjeç, shumica e formave të kontracepsionit rimbursohen nga sigurimi juaj shëndetësor. Por, në fillim duhet të paguani tepricën (eigen risico) e policës së sigurimit tuaj shëndetësor. Pyetni ofruesin e sigurimit tuaj shëndetësor për të mësuar shumën që do të rimbursohet. Nga mosha 21 vjeç, kontracepsioni rimbursohet vetëm nëse keni marrë një sigurim shtesë për kontracepsionin.

De prikpil is een anticonceptiemiddel.

De prikpil bevat 1 hormoon. Dit hormoon voorkomt de eisprong. Het maakt het ook moelijker voor de zaadcellen om in de baarmoeder binnen te komen en voorkomt ook de innesteling van een eicel

Prikpil

Hoe werkt de prikpil

De prikpil werkt 3 maanden. Ze wordt gebruikt als volgt:

Een dokter geeft een injectie met de prikpil in de bil of bovenarm van een vrouw.

Betrouwbaar

De prikpil is betrouwbaar, als u elke 3 maanden een nieuwe injectie laat zetten. 

Betrouwbaar

Geen invloed op uw gezondheid

De prikpil bevat 1 hormoon. Dit hormoon heeft over het algemeen geen invloed op uw gezondheid. Maar in sommige gevallen is het beter om een ander anticonceptiemiddel te kiezen. Vraag advies aan een dokter.

U wordt niet minder vruchtbaar van de prikpil. Wanneer u zwanger wil worden, laat u de prikpil gewoon niet vernieuwen. Het kan wel enkele maanden, tot zelfs een jaar, duren alvorens uw cyclus zich herstelt.

De prikpil kan bijwerkingen geven, zoals hoofdpijn, onregelmatige menstruatie en gespannen borsten. Neem contact op met een dokter als de bijwerkingen ernstig zijn. 

Uw menstruatie kan minder hevig worden of zelfs helemaal stoppen.

Geen bescherming tegen soa's en hiv

De prikpil beschermt u niet tegen soa’s en hiv. Alleen een condoom kan u beschermen.

Condoom

De prikpil kopen

U heeft een recept van een dokter nodig om de prikpil te kopen. Zonder recept kunt u de prikpil niet kopen. U kunt de prikpil alleen in de apotheek kopen. 

De prikpil kost ongeveer 15 euro per keer inclusief het toedienen door de dokter. Elke 3 maanden moet u naar de dokter teruggaan voor een nieuwe injectie.

Tot 21 jaar wordt de meeste anticonceptie vergoed. U moet dan wel uw eigen risico hebben opgemaakt. Check uw vergoeding bij uw zorgverzekeraar. Vanaf 21 jaar wordt anticonceptie alleen vergoed als u een aanvullende verzekering voor anticonceptie heeft.  

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
Sense.info
Nëse jeni nën 25 vjeç, mund të kontaktoni Sense me pyetje rreth kontracepsionit, seksualitetit dhe IST-ve. Mund ta bëni këtë nëpërmjet email-it, telefonit, bisedës online ose duke lënë një takim për orët e konsultimit të Sense.
Mamia
Sapo ta mësoni që jeni shtatzënë, mbyllni një takim me një mami në zonën tuaj. Një mami ju mbështet dhe këshillon gjatë shtatzënisë suaj, lindjes dhe periudhës menjëherë pas lindjes.
Gjinekologu
Nëse jeni shtatzënë dhe ju është dhënë një rekomandim, ju shkoni te një gjinekolog. Rekomandimin jua jep mamia ose mjeku i përgjithshëm.
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet