Simptomat e HIV të pa mjekuar
Nëse dikush infektohet me HIV, ai ose ajo mund të ketë simptomat në vijim:
- Java e parë: ai/ajo mund të kenë simptoma që i ngjajnë gripit, një skuqje të lëkurës ose nyje limfatike të fryra.
- Pastaj vijon një periudhë pa simptoma.
Nëse ai ose ajo nuk trajtohet për HIV, atëherë:
- Pas disa kohësh (kjo mund të jetë 2 vjet ose më shumë) ai/ajo mund të kenë ankesa të reja dhe/ose simptoma të reja të ndryshme.
- HIV sulmon sistemin imunitar. Pa trajtim, dikush me HIV do të sëmuret me SIDA pas disa vitesh. Sistemi imunitar i trupit është kaq i dobët sa trupi do të jetë i prirë ndaj shumë infeksioneve të tjera. Këto infeksione mund të çojnë në vdekje.
Të jetosh me HIV kur trajtohesh
Sa më shpejt të trajtohet një person me HIV, aq më pak serioze janë pasojat e HIV në shëndetin e tij/saj. Ai/ajo mund të bëjë një jetë normale dhe të jetojë po aq gjatë sa dikush pa HIV.
Nëse dikush me HIV trajtohet, nuk ka pothuajse asnjë rrezik që të infektojë persona të tjerë nëpërmjet seksit pa mbrojtje.
Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?
Qendrat për trajtimin e HIV
Nëse keni HIV, është e rëndësishme që të trajtoheni. Një listë e qendrave për trajtimin e HIV në Holandë.
Shoqata e HIV
Për pyetje rreth jetesës me HIV dhe për të kontaktuar njerëz të tjerë me HIV.
Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.