Situata urgjente

Nëse kryeni seks pa mbrojtje, jeni në rrezikngelni shtatzënë kur nuk e kishit planifikuar.
Jeni në rrezik nëse kryet marrëdhënie seksualeperiudhën tuaj pjellore dhe nuk përdorët kontracepsion ose nëse diçka shkoi keq me kontracepsionin.

Çfarë të bëni?

Nëse dëshironi të ngelni shtatzënë: mos bëni asgjë.

Nëse nuk dëshironi të ngelni shtatzënë, keni 2 mundësi:

  1. Pini pilulën kontraceptive të urgjencës.
  2. Pajisuni me një pajisje IUD prej bakri të vendosur nga një mjek.

Pilula kontraceptive e urgjencës

Në varësi të markës që zgjidhni, pilula kontraceptive e urgjencës përbëhet nga 1 ose 2 pilula. Pilula kontraceptive e urgjencës quhet edhe "pilula e mëngjesit të nesërm".

Pilula kontraceptive e urgjencës zvogëlon rrezikun e shtatzënisë pas seksit pa mbrojtje. Pilula kontraceptive e urgjencës ndërpret ose vonon ovulacionin. Mund të ngelni ende shtatzënë nëse ju ka ndodhur tashmë ovulacioni. Merreni pilulën kontraceptive të urgjencës sa më shpejt të jetë e mundur pas seksit. Sa më shpejt ta merrni, aq më e madhe është mundësia për të mos ngelur shtatzënë.

Ekzistojnë 2 lloje pilulash kontraceptive të urgjencës:

  • Pilula kontraceptive e urgjencës të cilën mund ta pini deri në 3 ditë pas seksit pa mbrojtje. Ekzistojnë marka të ndryshme. Merreni pilulën sa më shpejt të jetë e mundur. Është mirë brenda 24 orëve pas seksit pa mbrojtje.
  • Pilula kontraceptive e urgjencës EllaOne. Mund ta pini këtë pilulë deri në 5 ditë pasi bëtë seks.
Pilula kontraceptive e urgjencës

Pilula kontraceptive e urgjencës nuk është një abortim. Pilula kontraceptive e urgjencës ndërpret ose vonon ovulacionin. Një abortim i jep fund një shtatzënie të vërtetë.

Pilula kontraceptive e urgjencës mund të merret në farmaci pa recetë.

Kontracepsioni

Nëse bëtë seks pa mbrojtje pasi ta keni pirë pilulën kontraceptive të urgjencës, mund të ngelni shtatzënë. Përdorni një prezervativ deri në ciklin tjetër menstrual. Duhet të përdorni prezervativ edhe nëse keni nisur të përdorni një formë tjetër kontracepsioni.

Prisni 5 ditë pasi të pini pilulën kontraceptive të urgjencës EllaOne, para se të filloni të përdorni pilulën kontraceptive, unazën vaginale ose një ngjitës kontraceptiv. EllaOne nuk funksionon siç duhet me këto metoda kontracepsioni.

Kjo do të thotë që pilula kontraceptive e urgjencës është më pak e sigurt sesa metodat e tjera të kontracepsionit. Nëse nevojitet ta merrni shpesh pilulën kontraceptive të urgjencës, mendoni nëse një kontracepsion tjetër mund të jetë më i përshtatshëm për ju.

Pajisja IUD prej bakri

Mund të shkoni gjithashtu te mjeku juaj për një pajisje IUD prej bakri. Pajisja IUD prej bakri parandalon implantimin e një vezëze të fekonduar. Kjo është një metodë e zakonshme kontracepsioni që funksionon gjithashtu në situatat urgjente. Në këtë mënyrë, jeni të mbrojtura nga shtatzënia për të paktën 5 vjet.

Pajisja IUD prej bakri

Si të mësoni nëse keni një IST

Kur bëni seks pa mbrojtje jeni në rrezik për të marrë një IST. Shpesh IST-të nuk kanë simptoma të qarta. Testojeni veten tuaj nëse mendoni se mund të keni një IST.

Blerja e kontracepsionit të urgjencës

Pilula kontraceptive e urgjencës kushton rreth 10 € - 20 €. Pilula kontraceptive e urgjencës EllaOne kushton 25 €. Në Holandë, mund ta blini pilulën kontraceptive të urgjencës pa recetëfarmaci.

Një mjek mund ta vendosë pajisjen IUD prej bakri për rreth 47 € deri në 120 €. Në varësi të markës, duhet të shkoni përsëri te mjeku pas 5 deri në 10 vjet për një pajisje të re IUD prej bakri.

 

Sa kushton?

Deri në moshën 21 vjeç, shumica e formave të kontracepsionit rimbursohen nga sigurimi juaj shëndetësor. Por, në fillim duhet të paguani tepricën (eigen risico) e policës së sigurimit tuaj shëndetësor. Pyetni ofruesin e sigurimit tuaj shëndetësor për të mësuar shumën që do të rimbursohet. Nga mosha 21 vjeç, kontracepsioni rimbursohet vetëm nëse keni marrë një sigurim shtesë për kontracepsionin.

Kontraceptivët e urgjencës nuk rimbursohen.

 

 

Noodsituatie

Bij onbeschermde seks loopt u het risico zwanger te worden wanneer u dit niet heeft gepland. 
U loopt een risico wanneer u geslachtsgemeenschap heeft gehad tijdens uw vruchtbare dagen en u geen anticonceptie heeft gebruikt of er is iets misgegaan met de anticonceptie. 

Wat doen?

Als u graag zwanger wil worden, hoeft u niets te doen. 

Als u liever niet zwanger wil worden heeft u 2 opties:

  1. De noodpil nemen.
  2. Een koperspiraal laten plaatsen door een dokter.

Noodpil

Afhankelijk van het merk dat u kiest, bestaat de noodpil uit 1 of 2 pilletjes. De noodpil wordt ook de morning-afterpil genoemd. 

De noodpil verkleint het risico op een zwangerschap na onbeschermde seks. De noodpil verstoort de eisprong of stelt ze uit. U kunt toch zwanger worden als u al een eisprong heeft gehad. Neem de noodpil zo snel mogelijk na de seks. Hoe sneller u de pil neemt, hoe kleiner de kans dat u zwanger wordt.

Er zijn 2 soorten noodpil: 

  • De noodpil die u tot 3 dagen na de onbeschermde seks kunt slikken. Er bestaan verschillende merken.
    Slik de pil zo snel mogelijk. Het liefst binnen 24 uur na de onbeschermde seks. 
  • De Ella One noodpil. U kunt deze pil tot 5 dagen na de seks slikken.
Noodpil

De noodpil is geen abortus. De noodpil verstoort de eisprong of stelt ze uit. Een abortus eindigt een werkelijke zwangerschap. 

De noodpil is zonder recept te verkrijgen bij de drogist. 

Anticonceptie

Als u onbeschermde seks heeft nadat u de noodpil heeft genomen, kunt u zwanger worden. Gebruik een condoom tot aan uw volgende menstruatie. Gebruik ook een condoom wanneer u al met een ander anticonceptiemiddel bent gestart. 

Wacht 5 dagen na inname van de Ella One noodpil om te starten met de anticonceptiepil, vaginale ring of anticonceptiepleister. Door deze anticonceptiemiddelen werkt Ella One niet goed meer. 

De noodpil is minder betrouwbaar dan gewone anticonceptiemiddelen. Als u de noodpil al vaker nodig heeft gehad, overweeg dan andere anticonceptie die beter bij u past.

Koperspiraal

U kunt ook naar de dokter gaan voor een koperspiraal. Het koperspiraal voorkomt de innesteling van een bevruchte eicel. Dit is een gewoon anticonceptiemiddel dat ook werkt in noodsituaties. Zo bent u 5 jaar beschermd tegen zwangerschap.

Koperspiraal

Weten of u een soa heeft

Bij onbeschermde seks loopt u een risico op een soa. Soa’s hebben dikwijls geen duidelijke symptomen. Laat u testen als u denkt dat u een soa heeft. 

Noodanticonceptie kopen

De noodpil kost ongeveer € 10 - €20. In Nederland kunt u de noodpil zonder recept in de apotheek of drogist kopen.

Een dokter kan een koperspiraal plaatsen voor ongeveer € 47 tot € 129. Na 5 tot 10 jaar, afhankelijk van het merk, moet u naar de dokter teruggaan voor een nieuw koperspiraal.

Tot 21 jaar  wordt de meeste anticonceptie vergoed. U moet dan wel uw eigen risico hebben opgemaakt. Check uw vergoeding bij uw zorgverzekeraar. Vanaf 21 jaar wordt anticonceptie alleen vergoed als u een aanvullende verzekering voor anticonceptie heeft.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
Shërbimi i mjekut të përgjithshëm jashtë orarit zyrtar
Mund të telefononi në shërbimin e mjekut të përgjithshëm jashtë orarit zyrtar (huisartsenpost) pasdite ose në fundjavë. Mund të shkoni aty nëse keni nevojë për kujdes urgjent. "Urgjent" do të thotë problemi shëndetësor që nuk mund të presë deri në ditën e nesërme të punës të mjekut tuaj të përgjithshëm. Kur telefononi, merret një vendim nëse keni nevojë të shkoni në shërbimin e mjekut të përgjithshëm jashtë orarit zyrtar.
Sense.info
Nëse jeni nën 25 vjeç, mund të kontaktoni Sense me pyetje rreth kontracepsionit, seksualitetit dhe IST-ve. Mund ta bëni këtë nëpërmjet email-it, telefonit, bisedës online ose duke lënë një takim për orët e konsultimit të Sense.
Mamia
Sapo ta mësoni që jeni shtatzënë, mbyllni një takim me një mami në zonën tuaj. Një mami ju mbështet dhe këshillon gjatë shtatzënisë suaj, lindjes dhe periudhës menjëherë pas lindjes.
Gjinekologu
Nëse jeni shtatzënë dhe ju është dhënë një rekomandim, ju shkoni te një gjinekolog. Rekomandimin jua jep mamia ose mjeku i përgjithshëm.
Fiom
Mbështetje dhe këshilla për shtatzëninë e paplanifikuar ose të padëshiruar: për informacionet online, vizitoni uebsajtin ose telefononi në numrin e Fiom.
088 126 49 00
Siriz
Mbështetje dhe opsione në rastin e shtatzënisë së paplanifikuar, të paqëllimshme dhe të padëshiruar. Puna e Siriz bazohet në besimin që një jetë e palindur ka të drejtën që nga fillimi të zhvillohet më tej dhe të lindë.
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet