Metodat penguese
Metodat penguese të kontracepsionit parandalojnë spermatozoidet të arrijnë vezëzën. Këto forma kontracepsioni formojnë një barrierë fizike:
Metodat hormonale
Hormonet i pengojnë spermatozoidet që të fekondojnë një vezëz:
- ato pengojnë ovulacionin.
- ato e bëjnë më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe të arrijnë vezëzën.
Hormonet gjithashtu bëjnë të mundur që një vezëz të mos arrijë të implantohet:
Metodat e futura në mitër nga një mjek
Një mjek vendos këto metoda të kontracepsionit brenda mitrës së gruas:
Planifikimi familjar natyror
Planifikim familjar natyror do të thotë që nuk përdoren metoda kontracepsioni. Ekzistojnë metoda të ndryshme të planifikimit familjar natyror:
- Moskryerja e marrëdhënies seksuale.
- Moskryerja e marrëdhënies seksuale kur një grua është në periudhën e saj pjellore.
- Tërheqja e penisit para se burri të ejakulojë.
- Ushqyerja me gji.
Këto metoda janë të vështira për t'u përdorur siç duhet. Kjo do të thotë që ato janë më pak të sigurta.
Kontracepsioni i përhershëm
Sterilizimi është kontracepsion i përhershëm. Një mjek kryen një operacion të vogël te një burrë ose një grua. Sterilizimi i pengon spermatozoidet që të arrijnë vezëzën.
Abortimi nuk është një metodë kontracepsioni. Ju bëni abortim kur jeni tashmë shtatzënë dhe zgjidhni ta ndërpritni shtatzëninë.
Të përgjegjshëm së bashku
Të dy partnerët ndajnë përgjegjësinë për kontracepsionin. Bisedoni me partnerin tuaj për këtë.