Zanzu.nl është pronë e Rutgers, Arthur van Schendelstraat 696, 3511 MJ, Utrecht.  Rutgers është përgjegjëse për përmbajtjen e versionit holandez të uebsajtit.

Uebsajtet www.zanzu.be dhe www.zanzu.de (link is external) ndryshojnë në disa pjesë. Sensoa është përgjegjëse për përmbajtjen e versionit belg të uebsajtit. Qendra Federale për Edukimin Shëndetësor (BZgA) është përgjegjëse për përmbajtjen e versionit gjerman të uebsajtit.

Rutgers është qendra holandeze e ekspertizës për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe është themeluar nga Ministria e Shëndetit, Mirëqenies dhe Sporteve. Ajo është një organizatë jofitimprurëse që nuk ka objektiva tregtarë.

Përdorimi

Rutgers ka si qëllim të mbajë të gjitha informacionet e saj sa më të përditësuara, të përshtatshme, të sakta, të plota, të kuptueshme dhe të përpikta që të jetë e mundur. Por, me gjithë përpjekjet tona të vazhdueshme, nuk jemi në gjendje të garantojmë se të gjitha informacionet do t'i plotësojnë gjithmonë këto kritere.

Meqenëse përpiqemi për kuptueshmërinë dhe saktësinë, kemi zgjedhur përdorimin e një gjuhe të qartë dhe pa doreza. Qëllimi i saj nuk është të jetë provokuese, por më tepër që ta thotë çdo gjë me emrin e saj dhe pa fshehur asgjë.

Zanzu.nl ka natyrë informuese dhe nuk zëvendëson vizitën te mjeku.

Rutgers përpiqet të shmangë të gjitha problemet teknike. Por, ne nuk mund të garantojmë që nuk do të kemi absolutisht asnjë problem teknik. Gjithmonë përpiqemi t'i zgjidhim ato sa më shpejt të jetë e mundur.

Rutgers nuk mund të mbajë përgjegjësi për asnjë dëmtim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë që mund të ndodhë për shkak të përdorimit të Zanzu.nl ose për shkak të informacioneve që përmban ai, përfshi sa më poshtë pa kufizim: për asnjë humbje, ndërprerje të punës, dëmtim të programeve apo të të dhënave të tjera të ruajtura në sistemin, pajisjet ose programet e kompjuterit tuaj.

Mbrojtja e të dhënave personale

Rutgers i jep një rëndësi të madhe respektimit të privatësisë së njerëzve.

Nëse ju kërkohet informacion, atëherë ne do ta trajtojmë atë në përputhje me kushtet e ligjit të datës 8 dhjetor 1992 për mbrojtjen e privatësisë personale si dhe me Direktivën 95/46/EC të datës 24 tetor 1995, të lëshuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës, për mbrojtjen e të dhënave personale lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave.

Të dhënat personale do të mblidhen dhe do të përpunohen vetëm për të rivlerësuar informacionet e kërkuara ose për të kryer shërbimin e dëshiruar. Nuk do t'u kalojmë asnjë informacion palëve të treta pa lejen tuaj të posaçme. Ne i ruajmë informacionet në mënyrë anonime.

Ky sajt përdor shërbimet në ueb të Mollom. Kur dërgoni një formular nga sajti, ju pranoni që të dhënat që keni futur do të analizohen dhe do të ruhen me qëllim mbrojtjen ndaj spamit dhe kontrollin e cilësisë. Për më shumë informacione rreth kësaj, shikoni Politikën e privatësisë të shërbimit në ueb të Mollom (link is external).

Sugjerimet

Nuk do t'i trajtojmë si të fshehta sugjerimet që na dërgoni. Ne mund t'i përdorim këto të dhëna si ta shikojmë të arsyeshme, me përjashtim të kufizimeve për përpunimin e të dhënave personale që përmban ligji i datës 8 dhjetor 1992 për mbrojtjen e privatësisë personale.

Hiperlidhjet dhe referencat

Hiperlidhjet ose lidhjet ju çojnë në uebsajte dhe burime të tjera informacioni që administrohen nga palë të treta. Ne nuk jemi në gjendje t'ju garantojmë plotësinë ose saktësinë e përmbajtjes së këtyre uebsajteve dhe burimeve të informacionit. Lidhjet jepen si informacione të mëtejshme.

Rutgers nuk pranon asnjë përgjegjësi për dëmet e drejtpërdrejta ose të tërthorta që mund të lindin nga shikimi ose përdorimi i këtyre lloj uebsajtesh dhe përmbajtjesh të jashtme.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Ju keni të drejtë të shikoni informacionet në uebsajt, t'i shkarkoni për përdorim personal dhe t'i riprodhoni për qëllime jotregtare, me kusht që të deklaroni burimin sipas kushteve të ligjit të datës 30 qershor 1994 për sa i përket të drejtës së autorit dhe të drejtave lidhur me të.

Për shembull, duhet t'u referoheni këtyre informacioneve si vijon: "pjesë të këtij teksti janë marrë nga zanzu.be".

Kjo leje nuk vlen për tekstet që kanë kufizime të qarta për përdorimin. Për riprodhimin ose përdorimin e informacioneve multimediale (imazhe, tinguj, softuerë etj.), kërkohet gjithmonë leje paraprake. Luteni të dërgoni një email tek webmaster@sensoa.be për më shumë hollësi.

Sensoa mban të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale për uebsajtin dhe për informacionet që vë në dispozicion.

Mosmarrëveshjet

Nëse keni ankime rreth shërbimeve tona, lutemi të plotësoni formularin e ankimeve. Mund të shqyrtojmë vetëm ankimet në holandisht ose anglisht. Do të hetojmë natyrën e ankimit tuaj dhe se çfarë ka ndodhur. Do të përpiqemi t'ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur dhe dëshirojmë t'ju përgjigjemi brenda një periudhe një mujore. Por, në rast se është e pamundur për arsye se ankimi kërkon hetim të mëtejshëm, do t'ju njoftojmë.  Ne e konsiderojmë si të trajtuar një ankim nëse i jemi përgjigjur në mënyrë të mjaftueshme sipas ankimit ose nëse na keni informuar se çdo gjë është në rregull.

Kjo marrëveshje në linjë dhe të gjitha mosmarrëveshjet dhe pretendimet që lindin nga përdorimi i këtij sajti ose çdo informacioni që përmban sajti kontrollohen nga ligji belg. Shikimi i këtij uebsajti nënkupton që jeni objekt i gjykimit të gjykatave të Antverpit në Belgjikë dhe që ju pranoni se do t'i sillni të gjitha çështjet vetëm para gjykatave të lartpërmendura.

Kur përdorni këtë sajt, ju pranoni kushtet e përgjithshme të lartpërmendura.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma