Një grua mund të ngelë shtatzënë nëse ajo ka përjetuar ovulacion për herë të parë (ciklii saj i parë). Kjo do të thotë një grua është pjellore dhe mund të ngelë shtatzënë para ciklit menstrualtë parë të saj.

Pas ovulacionit të saj të parë, një grua është pjellore për rreth 6 ditë çdo muaj. Nëse një grua kryen marrëdhënie seksuale gjatë këtyre ditëve, ajo mund të ngelë shtatzënë, edhe nëse bën seks për herë të parë.

Një burrë është pjellor kur ai ka një ejakulacion për herë të parë. Ai prodhon spermë për herë të parë gjatë pubertetit. Edhe nëse ai po bën seks për herë të parë, një burrë mund të lërë një grua shtatzënë.

Nëse nuk keni dëshirë për të bërë fëmijë përdorni kontracepsion.

Een vrouw kan zwanger worden, nadat ze de eerste keer een eisprong heeft gehad (eerste cyclus). Ze is dus vruchtbaar en kan zwanger worden voor haar eerste menstruatie

Na de eerste eisprong is een vrouw ongeveer 6 dagen per maand vruchtbaar. Een vrouw die geslachtsgemeenschap heeft in haar vruchtbare dagen kan zwanger worden. Ook als ze voor het eerst seks heeft. 

Een man is vruchtbaar wanneer hij voor het eerst een zaadlozing heeft. Hij produceert sperma voor de eerste keer in zijn puberteit. Een man kan een vrouw zwanger maken. Ook als hij voor het eerst seks heeft.

Gebruik anticonceptie als u geen kinderwens heeft. 

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
E re dhe shtatzënë
Nëse jeni shtatzënë ose keni lindur një fëmijë dhe jeni nën 23 vjeç, mund të shkoni këtu për ndihmë.
Mamia
Sapo ta mësoni që jeni shtatzënë, mbyllni një takim me një mami në zonën tuaj. Një mami ju mbështet dhe këshillon gjatë shtatzënisë suaj, lindjes dhe periudhës menjëherë pas lindjes.
Gjinekologu
Nëse jeni shtatzënë dhe ju është dhënë një rekomandim, ju shkoni te një gjinekolog. Rekomandimin jua jep mamia ose mjeku i përgjithshëm.
Sense.info
Nëse jeni nën 25 vjeç, mund të kontaktoni Sense me pyetje rreth kontracepsionit, seksualitetit dhe IST-ve. Mund ta bëni këtë nëpërmjet email-it, telefonit, bisedës online ose duke lënë një takim për orët e konsultimit të Sense.
Fiom
Mbështetje dhe këshilla për shtatzëninë e paplanifikuar ose të padëshiruar: për informacionet online, vizitoni uebsajtin ose telefononi në numrin e Fiom.
088 126 49 00
Përballimi i abortimit - Fiom
Informacione dhe mbështetje për përballimin e pasojave psikologjike të abortimit. Kini parasysh: ky uebsajt disponohet vetëm në holandisht.
Siriz
Mbështetje dhe opsione në rastin e shtatzënisë së paplanifikuar, të paqëllimshme dhe të padëshiruar. Puna e Siriz bazohet në besimin që një jetë e palindur ka të drejtën që nga fillimi të zhvillohet më tej dhe të lindë.
Përballimi i abortimit - Siriz
Informacione dhe mbështetje për përballimin e pasojave psikologjike të abortimit. Puna e Siriz bazohet në besimin që një jetë e palindur ka të drejtën që nga fillimi të zhvillohet më tej dhe të lindë.
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet