Planifikim familjar natyror do të thotë që nuk përdoren metoda kontracepsioni.

Ekzistojnë metoda të ndryshme të planifikimit familjar natyror:

Metoda e ritmit: është e vështirë të llogarisësh se kur është pjellore një grua dhe nuk mund të kryejë marrëdhënie seksuale

Metoda e tërheqjes

Tërheqja e penisit para se burri të ejakulojë:

  • Para se të ejakulojë, burrit mund t'i rrjedhë pak lëng që mund të përmbajë spermatozoide.
  • Është e vështirë të dihet saktësisht se kur ejakulon një burrë. Një orgazëm është shpesh shumë çoroditëse ose e shpejtë dhe e papritur. Atëherë është shumë e vështirë të tërhiqet penisi para se të dalë sperma e parë.
  • Nëse burri ejakulon pranë vaginës, spermatozoidet mund të hyjnë në vaginë. Kjo do të thotë që gruaja mund të mbetet shtatzënë.
Metoda e tërheqjes: burri e heq penisin e tij nga vagina para se të ejakulojë.

Ushqyerja me gji

Metoda e ushqyerjes me gji funksionon vetëm në rrethanat në vijim:

  • Metoda funksionon vetëm gjatë 6 muajve të parë pas lindjes. Pas 6 muajve, më mirë përdorni një metodë kontracepsioni, edhe nëse nuk keni pasur një cikël menstrual. Për shembull: prezervativin ose minipilulën.
  • Gruaja duhet ta ushqejë vetëm me gji foshnjën. Kjo do të thotë që fëmija ushqehet vetëm me qumështin e gjirit. Nuk duhet të kalojnë më shumë se 4 orë midis orareve të ushqimit gjatë ditës dhe 6 orë midis orareve të ushqimit gjatë natës.
  • Gruaja nuk duhet ta shtrydhë qumështin. Shtrydhja e qumështit është kur shtrydhet gjoksi me një dorë ose kur përdoret një pompë për thithjen e qumështit nga gjoksi.

Nëse nuk i plotësoni këto kushte, përdorni një metodë kontracepsioni. Kur ushqeni me gji, më e mira është të përdorni një prezervativ ose minipilulën.

Grua duke ushqyer me gji foshnjën e saj.

Jo shumë e sigurt

Është e vështirë që të përdorni siç duhet metodat e planifikimit familjar natyror. Ju mund të mbeteni shtatzënë nëse nuk i përdorni këto metoda siç duhet.

Nëse nuk dëshironi të bëni fëmijë, më e mira është të konsideroni përdorimin e një metode tjetër. Pyesni një mjek ose mami për këshilla.

Metoda e ushqyerjes me gji është e sigurt gjatë 6 muajve të parë pas lindjes. Pas 6 muajsh, metoda nuk është më e sigurt.

Jo shumë e sigurt

Nuk ofron mbrojtje nga IST-të dhe virusi HIV

Metodat e planifikimit familjar natyror nuk ju mbrojnë nga IST-të ose virusi HIV. Vetëm një prezervativ mund t'ju mbrojë.

Bij natuurlijke gezinsplanning worden geen anticonceptiemiddelen gebruikt.

Er zijn verschillende natuurlijke methoden:

Kalendermethode: het is moeilijk te berekenen wanneer een vrouw vruchtbaar is en geen geslachtsgemeenschap mag hebben.

Terugtrekken

De penis terugtrekken voordat de man een zaadlozing krijgt:

  • Voor de zaadlozing kan een man al een beetje vocht verliezen dat soms zaadcellen bevat. 
  • Het is moeilijk om precies te weten wanneer de man een zaadlozing krijgt. Een orgasme is vaak heel overweldigend of snel en onverwacht. Het is dan heel moeilijk om terug te trekken voor het eerste sperma komt. 
  • Als de man vlakbij de vagina klaarkomt, kunnen zaadcellen soms tot in de vagina komen. De vrouw kan dus toch zwanger worden.
Terugtrekken: de man trekt de penis terug uit de vagina voor hij een zaadlozing heeft.

Borstvoeding geven

De borstvoedingsmethode werkt alleen onder de volgende voorwaarden:

  • De borstvoedingsmethode werkt alleen in de eerste 6 maanden na de bevalling. Na 6 maanden kunt u het best een anticonceptiemiddel gebruiken, ook als u nog geen menstruatie heeft gehad. Bijvoorbeeld het condoom of de minipil.
  • De vrouw moet uitsluitend borstvoeding aan haar baby geven. De baby krijgt dus alleen moedermelk. Overdag mag er nooit meer dan 4 uur en 's nachts nooit meer dan 6 uur tussen de voedingen zitten. 
  • De vrouw mag niet afkolven. Afkolven is de melk uit de borst duwen met de hand of met een pomp melk zuigen uit de borst.

Als u niet aan alle voorwaarden voldoet, gebruik dan een anticonceptiemiddel. Zolang u borstvoeding geeft, gebruikt u het best het condoom of de minipil.

Een vrouw geeft haar baby de borst.

Weinig betrouwbaar

De natuurlijke methoden zijn moeilijk om correct toe te passen. U kunt zwanger worden als u deze methoden niet correct toepast. 

Als u geen kinderwens heeft, kunt u het best een andere methode overwegen. Vraag een dokter of verloskundige om advies.

De borstvoedingsmethode is wel betrouwbaar in de eerste 6 maanden na de bevalling. Daarna is de methode niet meer betrouwbaar.

Weinig betrouwbaar

Geen bescherming tegen soa's en hiv

Natuurlijke gezinsplanning beschermt u niet tegen soa’s en hiv. Alleen een condoom kan u beschermen.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
Sense.info
Nëse jeni nën 25 vjeç, mund të kontaktoni Sense me pyetje rreth kontracepsionit, seksualitetit dhe IST-ve. Mund ta bëni këtë nëpërmjet email-it, telefonit, bisedës online ose duke lënë një takim për orët e konsultimit të Sense.
Mamia
Sapo ta mësoni që jeni shtatzënë, mbyllni një takim me një mami në zonën tuaj. Një mami ju mbështet dhe këshillon gjatë shtatzënisë suaj, lindjes dhe periudhës menjëherë pas lindjes.
Gjinekologu
Nëse jeni shtatzënë dhe ju është dhënë një rekomandim, ju shkoni te një gjinekolog. Rekomandimin jua jep mamia ose mjeku i përgjithshëm.
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet