Në Holandë ka shumë shërbime dhe profesionistë që mund t'ju ndihmojnë nëse ju nevojitet informacion rreth shëndetit, nëse keni një problem shëndetësor ose nëse jeni në një situatë urgjente.

Ku nevojitet të shkoni për ndihmë, varet nga vendbanimi juaj dhe nga statusi juaj i azilit. Në Holandë, në fillim konsultoheni gjithmonë me mjekun tuaj të përgjithshëm nëse jeni të sëmurë. Përveç mjekut të përgjithshëm, në Holandë ekzistojnë mjekët e specializuar, për shembull në spitale. Ata kanë shumë njohuri rreth një pjese të trupit, për shembull, zemrës ose mushkërive, ose rreth një sëmundjeje të veçantë. Përveç, mjekëve të përgjithshëm dhe mjekëve në spitale, mund të shkoni gjithashtu te një dentist, okulist, fizioterapeut, mami, qendër përkujdesjeje, organizatë për kujdesin e të rinjve ose në shërbimin shëndetësor publik të bashkisë (GGD). Për kujdesin jomjekësor, si p.sh. për mbështetje praktike ose psikosociale, mund të shkoni tek organizatat për punë sociale.

Një grua duke shkuar te një mjek

Banimi në një qendër azilkërkuesish (AZC)

Qendra e azilkërkuesve ofron kujdes mjekësor për të gjithë azilkërkuesit që jetojnë aty, pavarësisht nga statusi i tyre i azilit. Në qendrën e azilkërkuesve, ata mund të konsultohen me një mjek të përgjithshëm, mami ose punonjës për kujdesin ndaj të rinjve dhe mund t'u jepet rekomandim për në një spital. Azilkërkuesit kanë të drejtë për kujdes mjekësor të njëjtë me holandezët, sigurohen falas për këtë dhe nuk duhet të paguajnë asgjë. Për të miturit deri në moshën 18 vjeç, është i paguar edhe trajtimi nga dentisti. Për të rriturit, trajtimi dentar është i paguar deri në shumën maksimale 250 Euro në vit.

Të gjithë azilkërkuesit me një problem mjekësor ose që kanë pyetje mund të shkojnë gjatë orëve të konsultimit te qendra. Konsultimi i parë është shpesh me ndihmësmjekun. Ndihmësmjeku merr vendim nëse duhet të shkoni te një infermier apo te një mjek i përgjithshëm. Ndihmësmjeku do të mbyllë një takim për ju. Mund të rekomandoheni edhe në një spital.

Çfarë të bëj në qoftë se nuk kam leje qëndrimi?

Kushdo që banon në Holandë për më shumë se tre muaj pa një leje të vlefshme qëndrimi konsiderohet "pa dokumente". Personat "pa dokumente" nuk mund ta sigurojnë veten për shpenzimet e kujdesit shëndetësor, por kanë të drejtë për kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Banimi në një bashki (personat që u është dhënë azil)

Pasi një azilkërkuesi i jepet leja e qëndrimit, ai/ajo quhet statushouder në holandisht. Organizata qendrore për marrjen e azilkërkuesve (COA) ju cakton në një bashki. Pasi të zhvendoseni te bashkia, duhet të regjistroheni për sigurimin shëndetësor. Në shumë bashki, kjo organizohet në mënyrë kolektive. Pas kësaj, mund të regjistroheni te një mjek i përgjithshëm. Ju paguani kontributet tuaja personale të sigurimit dhe tepricën e sigurimit tuaj shëndetësor (eigen risico), dhe ndonjëherë edhe kontribute personale kundrejt shpenzimeve të ilaçeve ose trajtimit (eigen bijdrage).

Çfarë është kujdesi mjekësor i nevojshëm?

E drejta për kujdes mjekësor është një e drejtë themelore për të gjithë, edhe për personat që nuk kanë një leje qëndrimi. E drejta për kujdesin mjekësor të nevojshëm është e vendosur me ligj.

Një mjek vendos nëse kujdesi mjekësor është i nevojshëm ose jo. Kujdesi mjekësor i nevojshëm është më shumë sesa kujdesi që do të merrnit në departamentin e urgjencës së një spitali. Ai mund të jetë si kujdes parandalues, ashtu dhe kurues në një spital ose nga një mjek. Në parim, ai përbëhet nga kujdesi i nevojshëm dhe i përshtatshëm. Ai përfshin një konsultim për kontracepsionin ose për një abortim.

Mjeku dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor kanë një detyrim ligjor për të respektuar privatësinë tuaj dhe për ta mbajtur të fshehtë informacionin që kanë rreth jush.

Nëse nuk mund të paguani shpenzimet e kujdesit shëndetësor, mjeku ose ofruesi i kujdesit mund të deklarojë shpenzimet në zyrën e administratës qendrore (CAK). Disa spitale dhe farmaci kanë kontrata me CAK-un. Pyetni mjekun tuaj të përgjithshëm se në cilin spital ose farmaci specifike mund të shkoni.

Çfarë duhet të bëj për të përfituar kujdesin mjekësor të nevojshëm?

Nëse jetoni në Holandë pa leje të vlefshme qëndrimi dhe pa sigurim shëndetësor, keni të drejtën për kujdesin mjekësor të nevojshëm. Për kujdesin për problemet që nuk janë kërcënuese për jetën, mund të kontaktoni një mjek të përgjithshëm ose, pasdite apo në fundjavë, shërbimin e mjekut të përgjithshëm jashtë orarit zyrtar (huisartsenpost) në zonën ku jetoni. Mjeku i përgjithshëm mund t'ju rekomandojë te një specialist në spital për analiza të mëtejshme. Ju do të merrni një letër rekomandimi për këtë. Në rast aksidentesh apo rrethanash kërcënuese për jetën, mund të shkoni në departamentin e aksidenteve dhe urgjencave në spital. Çdo spital e ka një departament të tillë dhe nuk ju duhet letër rekomandimi. Nëse ju duhet një ambulancë, mund të telefononi falas në numrin 112.

Cilat janë të drejtat e mia nëse kam leje qëndrimi?

Nëse keni leje qëndrimi, por jetoni ende në një prej qendrave të azilkërkuesve, mund të përdorni shërbimet e kujdesit shëndetësor te qendra.

Kur zhvendoseni nga qendra e azilkërkuesve në një bashki dhe jeni regjistruar në një ofrues sigurimi shëndetësor, ju merrni një kartë të sigurimit shëndetësor. Që andej e tutje, mund të përdorni kujdesin shëndetësor në bashkinë tuaj dhe të regjistroheni te një mjek i përgjithshëm.

Po nëse një profesionist i kujdesit shëndetësor nuk flet gjuhën time?

Gjatë qëndrimit tuaj në qendrën e azilkërkuesve, ka në dispozicion përkthyes për komunikimin me profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Çfarë duhet të bëni nëse ju është dhënë azili, jetoni në një bashki dhe ju nevojitet një përkthyes për një vizitë te mjeku ose në spital? Në atë rast, shpenzimet e përkthyesit paguhen nga ofruesi i kujdesit shëndetësor. Për këtë, ofruesi i kujdesit shëndetësor (mjeku i përgjithshëm, spitali ose një ofrues tjetër i kujdesit shëndetësor) ka zakonisht një marrëveshje me një përkthyes ose shërbim përkthimi. Si një statushouder, ju keni të drejtën për një përkthyes nga telefoni kur shkoni te mjeku juaj i përgjithshëm për një konsultim ose trajtim. Ju e keni këtë të drejtë deri në 6 muaj pas regjistrimit në bashki. Deri në 1 maj 2019, ka një marrëveshje të veçantë për mjekët e përgjithshëm për të kërkuar shërbime përkthimi nga telefoni për konsultimet me statushouders.

Është e rëndësishme të dini se përkthyesi:

  • është i kufizuar nga fshehtësia profesionale;
  • do të flasë në vetën e parë ("Unë");
  • është neutral dhe përkthen çdo gjë që thuhet, pa shtuar, pa ndryshuar apo pa hequr asnjë informacion;
  • është pa pagesë për pacientin.
Një përkthyes duke përkthyer ato që po thonë profesionisti i kujdesit shëndetësor dhe klienti

In Nederland zijn er heel wat diensten en professionals die u kunnen helpen wanneer u informatie nodig heeft over gezondheid, u een gezondheidsprobleem heeft of u zich in een noodsituatie bevindt. Waar u terecht kunt, hangt af van waar u verblijft en van uw verblijfsstatus. 

Als u ziek bent gaat u in Nederland altijd eerst naar de huisarts. Naast de huisarts zijn er in Nederland gespecialiseerde artsen, bijvoorbeeld in het ziekenhuis. Zij weten veel van één deel van het lichaam, bijvoorbeeld hart of longen, of van een bepaalde ziekte. Naast de huisartsen en de artsen in het ziekenhuis, kunt u in Nederland ook terecht bij een tandarts, opticien, fysiotherapeut, verloskundige, verpleegtehuis, instelling voor jeugdzorg of de GGD. Voor niet-medische zorg, zoals praktische of psychosociale hulp en ondersteuning kunt u terecht bij organisaties voor maatschappelijk werk. 

Een vrouw gaat naar een dokter

Verblijf in Asielzoekerscentrum (AZC)

Het AZC biedt medische zorg aan alle asielzoekers die in een opvangcentrum verblijven, ongeacht hun verblijfsstatus. Zij kunnen in het AZC naar de huisarts, verloskundige, jeugdgezondheidszorg en verwezen worden naar een ziekenhuis. Asielzoekers hebben recht op dezelfde medische zorg als Nederlanders, zijn hiervoor gratis verzekerd en hoeven niets te betalen. Ook veel tandheelkundige behandelingen worden voor jongeren tot 18 jaar vergoed. Voor volwassenen is deze vergoeding maximaal € 250 per jaar.

Alle asielzoekers kunnen met een medisch probleem of vraag terecht op het inloopspreekuur in de opvanglocatie. Het eerste gesprek is vaak met de praktijkassistent. De praktijkassistent kijkt of u langs een verpleegkundige of huisarts moet gaan. De praktijkassistent maakt dan een afspraak voor u. Het kan ook dat u doorverwezen wordt naar het ziekenhuis.

Verblijf in gemeenten (statushouders)

Zodra een asielzoeker een verblijfsvergunning krijgt, bent u een statushouder. Het Centraal Orgaan opvang Asielzoekers (COA) koppelt u aan een gemeente. Na verhuizing naar de gemeente moet u zich in schrijven bij een zorgverzekering. In veel gemeenten is dit collectief geregeld. Daarna kan u zich aanmelden bij een huisarts. U betaalt zelf de premies en  het eigen risico, en soms ook eigen bijdragen in kosten medicijnen of behandeling.

Wat moet ik doen als ik geen verblijfsvergunning heb?

Iedereen die langer dan drie maanden in Nederland verblijft zonder een geldige verblijfsvergunning is ‘ongedocumenteerd’. Ongedocumenteerden kunnen zich niet verzekeren tegen ziektekosten, maar hebben wel recht op medisch noodzakelijke zorg. 

Wat is medisch noodzakelijke zorg?

Het recht op gezondheidszorg is een basisrecht voor iedereen, ook voor mensen zonder verblijfsvergunning. Het recht op ‘medisch noodzakelijke zorg’ ligt vast in de wet. Medisch noodzakelijke zorg is zorg die passend is zoals die in Nederland gegeven moet worden. Zo krijgen mensen zonder verblijfsvergunning  ook toegang tot gezondheidszorg.

Een dokter beslist of de medische hulp al dan niet noodzakelijk is. Medisch noodzakelijke zorg  is meer dan de zorg waarvoor u naar de spoedafdeling van een ziekenhuis zou gaan. Deze hulp kan zowel een behandeling als preventieve zorg zijn, in een ziekenhuis of bij een dokter. Het gaat in principe om noodzakelijke, en passende zorg. Dit kan ook een consultatie voor anticonceptie of een abortus zijn. 

De dokter en andere zorgverleners zijn wettelijk verplicht om uw privacy te respecteren en informatie over u vertrouwelijk te behandelen

Als u de kosten van de zorg niet kunt betalen, kan de dokter of zorgverlener het geld declareren bij het Centraal Administratie kantoor (CAK). Sommige ziekenhuizen en apotheken hebben ook contracten afgesloten met het CAK. Vraag aan uw huisarts naar welk specifiek ziekenhuis of welke apotheek u kunt gaan.

Wat moet ik doen om 'medisch noodzakelijke zorg' te krijgen?

Woont u in Nederland zonder geldige verblijfspapieren en zonder zorgverzekering, dan hebt u recht op medisch noodzakelijke zorg. Voor zorg die niet levensbedreigend is neemt u contact op met een huisarts of huisartsenpost (in de avond of het weekend) in uw eigen woongebied. Voor verdere onderzoeken kan de huisarts u verwijzen naar een specialist in het ziekenhuis. Hiervoor krijgt u dan een verwijsbrief mee.

In geval van ongelukken of levensbedreigende situaties kunt u naar een spoedeisende hulpafdeling van een ziekenhuis. Elk ziekenhuis heeft zo’n afdeling, een verwijsbrief is niet nodig. Als u een ambulance nodig heeft, bel dan gratis met 112.

Wat zijn mijn rechten als ik een verblijfsvergunning heb?

Als u een verblijfsvergunning heeft, maar nog wel in één van de AZC's verblijft, dan kunt u gebruik maken van de gezondheidszorg in de opvanglocatie. 

Wanneer u vanuit het AZC verhuist naar een gemeente, en u zich aangemeld heeft bij een zorgverzekeraar, ontvangt u een zorgpas. U  en kunt u dan gebruik maken van de zorg in uw gemeente, en zich bijvoorbeeld inschrijven bij een huisarts.

Wat als een zorgverlener mijn taal niet spreekt?

Tijdens het verblijf in het asielzoekerscentrum zijn tolken beschikbaar voor het contact met zorgverleners.

Wat kunt u doen als u statushouder bent en in de gemeente woont en een tolk nodig heeft bij een bezoek aan een huisarts of het ziekenhuis? De tolkenvergoeding wordt dan betaald door de zorginstelling. De zorginstelling (huisarts, het ziekenhuis of een andere zorgverleningsinstelling) heeft hiervoor meestal een speciale regeling voor met een tolk of vertaalcentrum.

Als statushouder hebt u recht op een telefonische tolk wanneer u voor een consult of behandeling bij de huisarts komt. Dit recht heeft u tot 6 maanden na het moment van inschrijven bij de gemeente. Tot 1 mei 2019 geldt er een speciale regeling waarmee huisartsen een telefonische tolkdienst kunnen aanvragen voor gesprekken met statushouders.

Het is belangrijk te weten dat de tolk:

  • gebonden is aan het beroepsgeheim;
  • in de eerste persoon ('ik') zal spreken;
  • neutraal is en alles vertaalt zonder informatie toe te voegen, te wijzigen of weg te laten;
  • gratis is voor de patiënt. 
Een tolk vertaalt wat de zorgverlener en de cliënt zeggen

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
Shërbimi i mjekut të përgjithshëm jashtë orarit zyrtar
Mund të telefononi në shërbimin e mjekut të përgjithshëm jashtë orarit zyrtar (huisartsenpost) pasdite ose në fundjavë. Mund të shkoni aty nëse keni nevojë për kujdes urgjent. "Urgjent" do të thotë problemi shëndetësor që nuk mund të presë deri në ditën e nesërme të punës të mjekut tuaj të përgjithshëm. Kur telefononi, merret një vendim nëse keni nevojë të shkoni në shërbimin e mjekut të përgjithshëm jashtë orarit zyrtar.
Juridisch Loket (ndihma ligjore)
Nëse keni pyetje rreth të drejtave tuaja, mund të kontaktoni ndihmën ligjore (juridisch loket) për konsultim (telefonik) falas.
Zyrat kundër diskriminimit
Nëse ndjeheni të diskriminuar, mund ta raportoni në një zyrë kundër diskriminimit.
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet