Dëshira
Në fillim ndjeni dëshirë seksuale. Dëshironi të bëni seks.
Eksitimi seksual
Nëse trupi juaj stimulohet, atëherë mund të eksitoheni:
- penisi ngurtësohet, zmadhohet dhe ngrihet: ky quhet ereksion (burrat);
- vagina laget më shumë (gratë);
- buzët gjinore dhe klitori fryhen (gratë);
- thithat forcohen;
- zemra rreh më shpejt.
Kur stimuloheni edhe më shumë, eksitimi në trupin tuaj rritet.
Eksitimi seksual varet jo vetëm nga ajo që ndodh në trupin tuaj, por edhe nga ato që ndjeni dhe mendoni. Mund të keni gjithashtu ndjenja dashurie ndaj partnerit tuaj ose të keni fantazi seksuale në kokë.
Orgazma
Orgazma është rrjedhja e energjisë seksuale në trupin tuaj:
- muskujt e dyshemesë së legenit kontraktohen;
- Burrat shpesh ejakulojnë kur kanë orgazëm. Sperma pikon ose rrjedh çurg nga penisi.
- Disa gra kanë një rrjedhje vaginale të hollë gjatë një orgazme, të ngjashme me ejakulacionin.
Burrat dhe gratë nuk kanë gjithnjë orgazëm.
Qetësimi
Pas orgazmës, eksitimi largohet dalëngadalë dhe trupi juaj qetësohet.
Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?
Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
Seksologu
Mund të shkoni te një terapeut i seksit për ndihmë me problemet seksuale. Kjo nuk rimbursohet nga paketa standarde e sigurimit shëndetësor (basisverzekering). Mund të rimbursohet nëse keni sigurim shtesë.