Zanzu është krijuar nga Sensoa (link is external), Qendra Flamande e Ekspertizës për Shëndetin Seksual dhe BZgA (link is external) (Bundeszentrale für gesundheitliche Aufklärung), Qendra Federale Gjermane për Edukimin Shëndetësor. Rutgers e ka miratuar Zanzu për përdorim në Holandë. Rutgers është qendra holandeze e ekspertizës për shëndetin dhe të drejtat seksuale. Përmbajtja është miratuar nga ekspertët e Rutgers në bashkëpunim me ekspertët e Koninklijke Nederlandse Organisatie Verloskundigen (KNOV), Soa Aids Nederland dhe Pharos.
Zanzu.nl financohet nga Ministria e Shëndetit, Mirëqenies dhe Sporteve në Holandë.
Në mënyrë që të promovojë shëndetin dhe të drejtat seksuale, Rutgers kombinon studimin, shërbimet praktike dhe lobimin. Puna jonë karakterizohet nga metoda gjithëpërfshirëse dhe aktive që zbatojmë për edukimin seksual, përmirësimin e aksesit në kontracepsion dhe abortimin e sigurt, dhe parandalimin e dhunës seksuale. Rutgers vepron në Holandë dhe në 18 vende në zhvillim.
Lutemi të na tregoni se, sipas mendimit tuaj, çfarë është mirë dhe çfarë nuk është në Zanzu.nl.