Seksi
Shumica e njerëzve janë lindur me një seks fizik. Ata janë lindur ose si një burrë ose si një grua.
Disa njerëz ndiejnë që i përkasin seksit tjetër. Ata janë lindur me trupin e një gruaje por ndihen më shumë si një burrë ose anasjelltas. Ose ata mund të ndihen pak si të dy. Kjo quhet diversitet gjinor ose transgjinor.
Disa njerëz kanë karakteristika të të dy sekseve mashkull dhe femër. Ky quhet inter seksualitet.
Gjinia dhe rolet gjinore
Burra dhe gra gjithashtu kanë role në shoqëri. Ato quhen role sipas gjinisë. Gjinia i referohet të gjitha pritshmërive që një familje ose shoqëri ka lidhur me mënyrën si supozohet të sillet një burrë dhe një grua.
Gjinia u jep përgjigje pyetjeve të tilla si:
- Si duhet të duket një burrë ose një grua?
- Si duhet të sillet një burrë ose një grua?
- Çfarë është tipike për një burrë ose një grua?
- Cila sjellje është e pranueshme ose a papranueshme për një burrë ose një grua?
Këto role dhe pritshmëri ndryshojnë midis kulturave dhe shoqërive të ndryshme. Ato përcillen nga prindërit dhe shoqëria. Rolet dhe pritshmëritë ndryshojnë me kalimin e kohës dhe po bëhen gjithnjë e më shumë të ndryshme.
Në marrëdhënie gjithashtu, burrat dhe gratë kanë role të ndryshme. Rolet e burrave dhe grave janë të një rëndësie të barabartë.
Orientimi seksual
Njerëzit mund të kenë orientime seksuale të ndryshme. Shembuj të tyre janë heteroseksualiteti (ndjenja e tërheqjes nga njerëzit e seksit të kundërt), homoseksualiteti (ndjenja e tërheqjes nga njerëzit e të njëjtit seks) ose biseksualiteti (ndjenja e tërheqjes nga të dyja sekset). Orientimi seksual i dikujt mund të ndryshojë gjatë jetës së tij/së saj.