Shumë pjellore

Një grua është shumë pjellore kur është e re dhe ka pasur një ovulacion për herë të parë (ciklin e parë). Pas ovulacionit të saj të parë, një grua është pjellore rreth 6 ditë çdo muaj.

Edhe kur një grua bën seks për herë të parë ajo mund të mbetet shtatzënë.

Më shumë rreziqe për nënën dhe foshnjën

Nëse një grua është shtatzënë dhe nën 20 vjeç, ajo ka një rrezik më të lartë për të pasur një lindje të vështirë.

Foshnja mund të rrezikojë:

  • Lindje e parakohshme;
  • Peshë e vogël e lindjes (rrezik më i madh për sëmundje).

Jeta ndryshon kur të kesh një foshnjë

Nëse jeni ende të reja dhe po mendoni të bëni një fëmijë, duhet të dini se:

  • Do të keni më pak kohë për shkollë, punë ose hobe;
  • Të kesh një fëmijë është shumë e kushtueshme.
  • Marrëdhënia juaj me partnerin , prindërit dhe shokët tuaj do ndryshojë. Foshnja juaj vjen i pari.
  • Mund t'ju duhet të shikoni për një tjetër vend për të jetuar.

Kontracepsioni

Ju dhe partneri juaj mund të vendosni se sa fëmijë doni dhe kur. Ky quhet planifikim familjar. Mund ta bëni këtë duke përdorur kontracepsion.

Shtatzënia e padëshiruar

Nëse jeni shtatzëne po nuk kishit në plan të ishit, keni alternativa të ndryshme. Mund t'u kërkoni prindërve tuaj, familjes dhe shokëve ndihmë. Mos u ndjeni e turpëruar. Kjo mund t'i ndodhë kujtdo. Gjithashtu ju mund të kërkoni ndihmë profesionale dhe këshilla.

Zeer vruchtbaar

Een vrouw is zeer vruchtbaar als ze jong is en haar eerste eisprong heeft gehad (eerste cyclus). Na de eerste eisprong is een vrouw elke maand ongeveer 6 dagen vruchtbaar.

Een vrouw kan zwanger worden als ze voor de eerste keer seks heeft.

Meer risico's voor moeder en baby

Als een vrouw voor haar 20ste zwanger wordt, loopt ze een groter risico op een moeilijke bevalling.

De baby heeft meer risico op:

  • Een vroegtijdige geboorte;
  • Een lager geboortegewicht; (groter risico op ziekte).

Veranderingen wanneer u een baby heeft

Als u nog jong bent en aan kinderen denkt, besef dan dat:

  • U minder tijd heeft voor school, werk en hobby’s;
  • Een kind erg duur is;
  • Uw relaties met uw partner, ouders en vrienden veranderen. Uw baby komt op de eerste plaats;
  • U misschien op zoek moet naar een nieuwe woning. 

Anticonceptie

U en uw partner kunnen zelf beslissen wanneer en hoeveel kinderen jullie willen. Dit heet gezinsplanning. U kunt dit doen met anticonceptie

Ongeplande zwangerschap

Als u ongepland zwanger bent, dan heeft u verschillende keuzes. U kunt uw ouders, familie en vrienden om hulp vragen. Schaam u niet. Dit kan iedereen overkomen. U kunt ook hulp en advies vragen aan professionele hulpverleners

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
E re dhe shtatzënë
Nëse jeni shtatzënë ose keni lindur një fëmijë dhe jeni nën 23 vjeç, mund të shkoni këtu për ndihmë.
Mamia
Sapo ta mësoni që jeni shtatzënë, mbyllni një takim me një mami në zonën tuaj. Një mami ju mbështet dhe këshillon gjatë shtatzënisë suaj, lindjes dhe periudhës menjëherë pas lindjes.
Gjinekologu
Nëse jeni shtatzënë dhe ju është dhënë një rekomandim, ju shkoni te një gjinekolog. Rekomandimin jua jep mamia ose mjeku i përgjithshëm.
Sense.info
Nëse jeni nën 25 vjeç, mund të kontaktoni Sense me pyetje rreth kontracepsionit, seksualitetit dhe IST-ve. Mund ta bëni këtë nëpërmjet email-it, telefonit, bisedës online ose duke lënë një takim për orët e konsultimit të Sense.
Përballimi i abortimit - Siriz
Informacione dhe mbështetje për përballimin e pasojave psikologjike të abortimit. Puna e Siriz bazohet në besimin që një jetë e palindur ka të drejtën që nga fillimi të zhvillohet më tej dhe të lindë.
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet