Nëse cikli menstrual i juaji është vonuar, ju mund të jeni shtatzënë. Mund të bëni një test shtatzënie për të parë nëse jeni shtatzënë. Mund të blini një test shtatzënie në supermarket ose farmaci. Ky është një test urine. Për një rezultat të saktë, më e mira është ta bëni testin pasi cikli menstrual t'ju jetë vonuar disa ditë.
Testi i urinës
Pritni rreth 5 minuta për rezultatin. Ai do të shfaqet në ekranin e testit. Jeni shtatzënë vetëm nëse shfaqet një shenjë në të dyja dritaret e testit.

Pritni rreth 5 minuta për rezultatin. Ai do të shfaqet në ekranin e testit. Jeni shtatzënë vetëm nëse shfaqet një shenjë në të dyja dritaret e testit.
Simptomat e shtatzënisë
Disa gra i kanë simptomat e shtatzënisë në fillimet e shtatzënisë.
Çmimi i një testi shtatzënie
Një test shtatzënie që mund ta blini vetë (test urine) kushton midis 5 € dhe 15 €. Ka marka të ndryshme testesh. Ju mund të zgjidhni se cili lloj testi është më i miri për ju.
Periudha e shtatzënisë
Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?
Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
Mamia
Sapo ta mësoni që jeni shtatzënë, mbyllni një takim me një mami në zonën tuaj. Një mami ju mbështet dhe këshillon gjatë shtatzënisë suaj, lindjes dhe periudhës menjëherë pas lindjes.
Gjinekologu
Nëse jeni shtatzënë dhe ju është dhënë një rekomandim, ju shkoni te një gjinekolog. Rekomandimin jua jep mamia ose mjeku i përgjithshëm.