Një test për HIV mund t'ju tregojë nëse ju keni qenë infektuar me HIV ose jo. Testi mund të zbulojë seriozisht HIV-in në gjakun tuaj 6 javë pasi keni pasur rrezik të infektoheni. Pyesni një profesionist shëndeti nëse një test më hershëm është i mundur në rastin tuaj.
Një test për HIV ndodh si vijon:
- Profesionisti i shëndetit merr një mostër gjaku dhe e dërgon në laborator për testim.
- Në laborator ata do të vëzhgojnë për antitrupat në gjakun tuaj.
- Profesionisti i shëndetit merr rezultatin e testit laboratorik rreth një javë më vonë.
- Profesionisti i shëndetit ju shpjegon rezultatin dhe flet me ju rreth hapave të ardhshëm.
Të flasësh me një mjek
Mund të flisni lirshëm me mjekun tuaj të përgjithshëm ose me profesionistin e shëndetit në qendrën shëndetësore të qendrës së azilkërkuesve. Mjeku nuk mund t'i japë askujt asnjë informacion rreth jush. Ai/ajo detyrohet me ligj të respektojë privatësinë tuaj.
Mund të testoheni për IST dhe HIV nga mjeku juaj i përgjithshëm ose në shërbimin shëndetësor publik të bashkisë (GGD). A keni rrezik të lartë për t'u sëmurë me IST? Nëse plotësoni disa kushte, mund të testoheni falas në shërbimin shëndetësor publik të bashkisë (GGD) në zonën tuaj. Të rinjtë deri në 25 vjeç, punonjësit e seksit, burrat që kryejnë seks me burra dhe personat nga vendet ku IST-të janë shumë të përhapura, mund të mbyllin një takim në shërbimin shëndetësor publik të bashkisë (GGD) dhe të testohen falas.
Mund të testoheni edhe nga mjeku juaj i përgjithshëm. Konsultimi me mjekun tuaj të përgjithshëm është falas, por ndonjëherë duhet të paguani për testin. Kjo varet nga sigurimi juaj shëndetësor dhe teprica e sigurimit tuaj shëndetësor (eigen risico). Pyetni ofruesin e sigurimit tuaj shëndetësor për më shumë informacione.
Nëse jetoni në një qendër azilkërkuesish, mund të shkoni në qendrën shëndetësore të atjeshme për një test falas për IST.