Jetesa me HIV nuk është gjithmonë e lehtë. Në kohëra të vështira, mund të jetë lehtësim të flisni me dikë rreth tij.
T'u thuash njerëzve se keni HIV mund të ketë efekte pozitive. Njerëzit të cilët e dinë do ju kuptojnë më mirë dhe mund t'ju japin mbështetje më të mirë.

Kur ju flisni rreth statusit tuaj HIV

Flisni rreth HIV kur të jeni gati dhe të ndjeni nevojën të flisni rreth tij. Shumë njerëz ndjejnë nevojën të flasin kur:

  • Sapo u është thënë se kanë HIV.
  • Duhet të fillojnë marrjen e ilaçeve.
  • Fillojnë një marrëdhënie të re.
  • Presioni i jetesës me një sekret bëhet shumë tepër për t'u përballuar.

Zgjidhni momentin më të përshtatshëm për ju.

Jini të përgatitur

Jini të përgatitur kur i tregoni dikujt sepse ai ose ajo do t'ju bëjë pyetje.

  • Përpiquni të zbuloni se çfarë ju shqetëson dhe çfarë ju bën të pasigurt.
  • Shpjegoni se çfarë po kaloni sa më saktë që të jetë e mundur.
  • Mendoni për atë që doni të arrini duke ia thënë dikujt.
  • Mos prisni një përgjigje ose reagim të menjëhershëm nga personi të cilit po ia tregoni.

Flisni me njerëz që i besoni dhe që mund t'ju ndihmojnë.

Shumë njerëz nuk dinë shumë rreth HIV-it ose kanë paragjykime. Ata mund të reagojnë në një mënyrë të çuditshme ose negative. Ky nuk është faji juaj. Mund të provoni t'u jepni informacion të saktë për HIV-in.

Biseda me njerëz të tjerë me HIV

Nëpërmjet shoqatës holandeze për virusin HIV (HIV Vereniging) mund të takoni persona të tjerë me HIV, të bisedoni online, të bëni pyetje dhe të ndani eksperiencat.

Statusi juaj i HIV-it dhe ligji

Nuk jeni të detyruar t'i tregoni dikujt për statusin tuaj të virusit HIV. Madje as, për shembull, në punë ose në klubin tuaj sportiv.

Mund të jetë e rëndësishme t'u thoni profesionistëve të shëndetit se ju keni HIV. Ata do të mund të ofrojnë kujdesin më të mirë për shëndetin tuaj, vetëm nëse janë në dijeni të infeksionit tuaj. Ju mund të flisni lirisht me një profesionist të shëndetit. Ai/ajo nuk mund t'i japë ndonjë informacion për ju dikujt tjetër. Ai/ajo detyrohet me ligj të respektojë privatësinë tuaj. Ai/ajo nuk do ju gjykojë juve.

Njerëzit nuk janë të lejuar t'ju diskriminojnë sepse ju keni HIV.

Leven met hiv is niet altijd gemakkelijk. In moeilijke periodes kan het opluchten om er met iemand over te praten. 
Anderen vertellen dat u hiv heeft kan positieve effecten hebben. Wie het weet zal u beter begrijpen en u beter kunnen steunen.

Wanneer over uw hiv-status vertellen

Praat alleen over hiv wanneer u daar klaar voor bent en u behoefte voelt om erover te praten. Veel mensen hebben behoefte om erover te praten wanneer:

  • Ze pas te horen kregen dat ze hiv hebben.
  • Ze beginnen met medicijnen nemen.
  • Ze aan een nieuwe relatie beginnen.
  • Wanneer het geheim te zwaar begint te wegen.

Kies het beste moment voor uzelf.

Wees voorbereid

Bereid u voor als u het iemand gaat vertellen, want hij/zij zal u vragen stellen. 

  • Probeer te achterhalen wat u zorgen baart en wat u onzeker maakt.
  • Leg zo precies mogelijk uit wat u doormaakt. 
  • Denk na over wat u wil bereiken door het aan iemand te vertellen.
  • Verwacht niet onmiddellijk een antwoord of reactie van de persoon aan wie u het vertelt. 

Praat met mensen die u vertrouwt en die u kunnen helpen. 

Veel mensen weten niet veel over hiv of hebben vooroordelen. Zij kunnen vreemd of negatief reageren. Dat is uw schuld niet. U kunt proberen hen correcte informatie over hiv te geven. 

Praten met andere mensen met hiv

U kunt via de hiv vereniging andere mensen met hiv ontmoeten, chatten, vragen stellen en ervaringen delen. 

Uw hiv-status en de wet

U bent niet verplicht om iemand in uw omgeving iets te vertellen over uw hiv-status. Ook niet bijvoorbeeld op het werk of op een sportclub. 

Het kan belangrijk zijn om zorgverleners te vertellen dat u hiv heeft. Enkel wanneer ze van uw infectie weten, kunnen ze zo goed mogelijk voor uw gezondheid zorgen. U kunt vrijuit praten met een zorgverlener. Hij/zij mag geen informatie over u doorgeven aan anderen. Hij/zij is bij wet verplicht om uw privacy te respecteren. Hij/zij zal u niet veroordelen.

Mensen mogen u niet discrimineren omdat u hiv heeft.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Qendrat për trajtimin e HIV
Nëse keni HIV, është e rëndësishme që të trajtoheni. Një listë e qendrave për trajtimin e HIV në Holandë.
Shoqata e HIV
Për pyetje rreth jetesës me HIV dhe për të kontaktuar njerëz të tjerë me HIV.
Poz & Proud
Organizatë për dhe nga burra gei me HIV.
Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
Switchboard
Platforma për lesbike, gei, biseksualë dhe persona transgjinorë. Nëse keni pyetje, mund t'i bëni nëpërmjet email-it, bisedës online ose telefonit.
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet