Transgjinor do të thotë që seksi i një njeriu nuk korrespondon me mënyrën se si ndjehet ose sillet.

Transgjinori quhet edhe diversiteti gjinor. Ka forma të ndryshme të transgjinorit:

  • Disa njerëz kombinojnë karakteristikat e burrave me të grave. Ata e identifikojnë veten si burrë dhe si grua ose si asnjë prej tyre.
  • Disa persona transgjinorë e identifikojnë ndonjëherë veten si burrë dhe ndonjëherë si grua.
  • Të tjerët sillen dhe vishen si seksi tjetër.
  • Së fundi, ka persona që dëshirojnë të ndryshojnë seksin. Një person transgjinor mund ta ndryshojë seksin nëpërmjet operacionit dhe hormoneve, nëse dëshiron. Personat transgjinorë mund të zgjedhin nëse duan ose jo të marrin trajtim dhe sa larg duan të shkojnë me trajtimin e tyre.

Një person transgjinor nuk ka një problem ose sëmundje.

Në Holandë, diskriminimi i personave transgjinorë ndalohet me ligj. Ndalohet me ligj trajtimi i njerëzve ndryshe dhe përjashtimi ose vendosja e kufizimeve për ta për shkak të identitetit të tyre gjinor.

Zbulimi që jeni transgjinor

Shumica e njerëzve ndjehen shumë konfuzë nëse janë transgjinorë. Jepini kohë vetes. Shmangni pritshmëritë e të tjerëve që të mund të zbuloni se çfarë është e rëndësishme për ju.

Disa njerëz mendojnë se janë të çmendur, të tjerët nuk janë të sigurt se kush janë ose janë shumë të palumtur me trupin e tyre.

Nëse keni vështirësi me mendimet dhe ndjenjat tuaja, mund të bisedoni rreth tyre me një profesionist të specializuar të kujdesit shëndetësor.

Informimi i të tjerëve që jeni transgjinor

Nuk ka një mënyrë të saktë ose të gabuar për t'i thënë dikujt që jeni transgjinor. Mendoni se si dhe kur dëshironi t'ua tregoni njerëzve, reagimet që prisni dhe se si e shikoni të ardhmen.

Nuk keni pse t'ua thoni të gjithëve menjëherë. Për shembull, në fillim mund t'ia tregoni një profesionisti të kujdesit shëndetësor ose një personi tjetër transgjinor. Më pas mund t'ua tregoni, për shembull, shokëve më të ngushtë, prindërve dhe familjes dhe më pas njerëzve të tjerë.

Më pas, mund të ndryshoni gjithashtu pamjen ose emrin. Disa njerëz e kanë të vështirë të ndryshojnë mënyrën se si ju shikojnë. Është e rëndësishme që familja dhe shokët tuaj ta kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh transgjinor dhe të mund të bëjnë disa pyetje.

Seksualiteti

Shumë njerëz transgjinorë nuk e pëlqejnë trupin e tyre. Kjo do të thotë që ata e konsiderojnë seksualitetin një temë të vështirë. Kjo mund të ndryshojë pas trajtimit me hormone ose një operacion. Atëherë njerëzit transgjinorë do të jenë më të kënaqur me trupin e tyre.

Hormonet kanë një ndikim të madh në dëshirën seksuale. Disa njerëz kanë një dëshirë seksuale më të madhe dhe të tjerët e kanë më të vogël. Hormonet mashkullore zakonisht e rrisin dëshirën seksuale dhe hormonet femërore e zvogëlojnë. Një operacion mund ta rrisë përsëri dëshirën seksuale.

Mbrojtja nga IST-të dhe nga HIV

IST-të janë infeksione që transmetohen nëpërmjet kontaktit seksual me dikë që ka një IST. Ju mund të zvogëloni rrezikun e infeksionit.

Burrat trans (njerëz që janë përcaktuar si femra në lindje, por që kanë një identitet të gjinisë mashkullore):

Gratë trans (njerëz që janë përcaktuar si meshkuj në lindje, por që kanë një identitet të gjinisë femërore):

  • Përdorni një prezervativ gjatë seksit vaginal dhe seksit anal. Mund të përdorni edhe një prezervativ femëror gjatë seksit vaginal.
  • Përdorni gjithmonë lubrifikues, edhe gjatë seksit vaginal. Kjo pengon çarjen e prezervativit.
  • Bëni kujdes me seksin anal sepse lëkura e perineumit është e hollë.

Ju mbroheni gjithashtu nga IST-të nëse ju dhe partneri juaj i rregullt (marrëdhënie e qëndrueshme), që të dy, keni rezultat negativ të testit për IST dhe nuk kryeni marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Prezervativi
Prezervativi
Prezervativi femëror
Prezervativi femëror
Diga dentare
Diga dentare
Lubrifikuesi me bazë ujore
Lubrifikuesi me bazë ujore

Dëshira për të bërë fëmijë

Hormonet ose një operacion i ndryshimit të seksit mund të shkaktojnë shterpësi. Nëse keni dëshirë të bëni fëmijë, mund të zgjidhni trajtimin për spermatozoidet ose të ngrini vezëzat tuaja. Diskutojeni këtë me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Transgender betekent dat het geslacht van iemand niet overeenkomt met hoe hij of zij zich voelt of gedraagt. 

Transgender wordt ook wel genderdiversiteit genoemd. Het bestaat in verschillende vormen:

  • Sommige mensen combineren kenmerken van mannen en vrouwen. Ze vinden zichzelf man en vrouw of geen van beide.
  • Sommigen voelen zich soms man, soms vrouw.
  • Andere gedragen en kleden zich zoals het andere geslacht.
  • Ten slotte zijn er ook mensen die van geslacht willen veranderen. Een transgender kan van geslacht veranderen met operaties en hormonen, als hij of zij dat wil. Transgenders kunnen kiezen of ze een behandeling willen of niet en hoe ver ze met hun behandeling willen gaan. 

Een transgender heeft geen probleem of ziekte.

In Nederland is discriminatie tegen transgenders strafbaar. Het is bij wet verboden om mensen anders te behandelen, uit te sluiten of beperkingen op te leggen omwille van hun genderidentiteit

Ontdekken dat u transgender bent

Voor de meeste mensen is het heel verwarrend dat ze transgender zijn. Geef uzelf de tijd. Ga verwachtingen van anderen uit de weg, zodat u kunt ontdekken wat voor u belangrijk is.

Sommigen denken dat ze gek zijn, anderen weten niet goed wie ze zijn of hun lichaam maakt hen zeer ongelukkig.

Als u  het moeilijk heeft met uw gevoelens en gedachten kunt u erover praten met een gespecialiseerde zorgverlener.

Vertellen dat u transgender bent

Er is geen juiste of foute manier om aan iemand te vertellen dat u transgender bent. Denk na hoe en wanneer u het wilt vertellen, welke reacties u verwacht, en hoe u de toekomst ziet.

U hoeft het niet meteen aan iedereen te vertellen. U kunt het bijvoorbeeld eerst vertellen aan een zorgverlener of aan een andere transgender. Daarna bijvoorbeeld aan uw beste vrienden, ouders en familie en dan aan anderen.

U verandert daarna misschien ook uw uiterlijk of naam. Het is voor sommigen heel moeilijk om hun beeld van u aan te passen. Het is belangrijk dat uw familie en vrienden begrijpen wat transgender betekent en hun vragen aan iemand kunnen stellen.

Seksualiteit

Veel transgenders houden niet van hun lichaam. Seksualiteit is voor hen daarom een moeilijk onderwerp. Dit kan veranderen na een behandeling met hormonen of een operatie. Transgenders zijn dan meestal meer tevreden met hun lichaam.

Hormonen hebben een grote invloed op het seksueel verlangen. Sommigen hebben een groter seksueel verlangen, anderen een kleiner. Mannelijke hormonen verhogen meestal het seksueel verlangen en vrouwelijke hormonen verminderen het verlangen. Een operatie kan het seksueel verlangen opnieuw verhogen.

Bescherming tegen soa's en hiv

Soa’s zijn infecties die meestal worden overgedragen via seksueel contact met iemand die een soa heeft. U kunt het risico op besmetting verkleinen. 

Transmannen (personen met een vrouwelijk geslacht, maar een mannelijke genderidentiteit):

Transvrouwen (personen met een mannelijk geslacht, maar een vrouwelijke genderidentiteit): 

  • Gebruik een condoom bij vaginale seks en anale seks. Bij vaginale seks kan een vrouwencondoom ook.
  • Gebruik altijd een glijmiddel, ook bij vaginale seks. Zo scheurt het condoom niet. 
  • Wees voorzichtig met anale seks want de huid van het perineum is dun. 

U bent ook beschermd tegen soa’s als u en uw vaste partner (vaste relatie) allebei negatief zijn getest op soa's en geen geslachtsgemeenschap hebben met anderen. 

Condoom
Condoom
Vrouwencondoom
Vrouwencondoom
Beflapje
Beflapje
Glijmiddel op waterbasis
Glijmiddel op waterbasis

Kinderwens

Hormonen of een geslachtsoperatie kunnen leiden tot onvruchtbaarheid. Als u een kinderwens heeft, kunt u voor een behandeling zaadcellen of eicellen laten invriezen. Bespreek dit met een zorgverlener. 

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
Zyrat kundër diskriminimit
Nëse ndjeheni të diskriminuar, mund ta raportoni në një zyrë kundër diskriminimit.
Cocktail
Informacione, mbështetje dhe aktivitete sociale për njerëzit e komunitetit LGBT në qendrat e azilkërkuesve.
Switchboard
Platforma për lesbike, gei, biseksualë dhe persona transgjinorë. Nëse keni pyetje, mund t'i bëni nëpërmjet email-it, bisedës online ose telefonit.
Sense.info
Nëse jeni nën 25 vjeç, mund të kontaktoni Sense me pyetje rreth kontracepsionit, seksualitetit dhe IST-ve. Mund ta bëni këtë nëpërmjet email-it, telefonit, bisedës online ose duke lënë një takim për orët e konsultimit të Sense.
Korrelatie
Nëse dëshironi të bisedoni rreth çështjeve familjare si marrëdhëniet, ndjenjat tuaja ose seksualiteti, mund të telefononi, të bisedoni ose të dërgoni me postë në mënyrë anonime me Korrelatie.
Rozë në blu
Pikë kontakti e policisë për lesbiket, gei dhe transgjinorët.
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet