Disa gra ngelin shtatzënë shumë shpejt; të tjera duhet të përpiqen për një kohë të gjatë. Mund të zgjasë 1 vit për të ngelur shtatzënë. Kjo është normale.

Nëse zgjat më shumë, ju ose partneri juaj mund të jeni më pak pjellorë. Për shembull: sperma e burrit mund të mos përmbajë spermatozoide të mjaftueshme.

Stil jete i pashëndetshëm dhe mosha

Shumë faktorë mund të kenë një efekt negativ në pjellorinë tuaj dhe të partnerit tuaj. Për shembull:

Jetoni një stil jete të shëndetshëm: përpiquni të hani ushqime të shëndetshme dhe të bëni ushtrime fizike.

Pjelloria juaj ndryshon gjatë jetës. Mbi moshën e të 35-ve, pjelloria e një gruaje bie shpejt. Midis moshave të të 45-ve dhe të 55-ve, një grua ndalon së pasuri cikle menstruale dhe nuk mund të bëjë më fëmijë. Kjo quhet menopauzë.

Çfarë të bëhet në rast shterpësie?

Shkoni te mjeku juaj i përgjithshëm për të zbuluar pse nuk po ngelni shtatzënë (shterpësia). Nëse është e nevojshme, mjeku do t'ju rekomandojë te një specialist në spital për një trajtim për pjellorinë.

Ekzistojnë alternativa të ndryshme:

  • terapi me ilaçe;
  • teknologji për të ndihmuar fekondimin;
  • një operacion.

Ju gjithashtu mund të adoptoni një fëmijë. Ruhuni nga organizatat e pasigurta. Konsultohuni vetëm me agjencitë zyrtare të adoptimit.

Sommige vrouwen worden zeer snel zwanger, bij andere vrouwen duurt het langer. Het kan tot 1 jaar duren om zwanger te worden. Dit is normaal.

Als het langer duurt, kunt u of uw partner minder vruchtbaar zijn, bijvoorbeeld: het sperma van de man kan onvoldoende zaadcellen bevatten.

Ongezonde levensstijl en leeftijd

Veel factoren kunnen een negatieve invloed hebben op de vruchtbaarheid van u en uw partner. Bijvoorbeeld:

Leef gezond: probeer gezond te eten en voldoende te bewegen.

De vruchtbaarheid verandert tijdens het leven. Bij vrouwen ouder dan 35 jaar, neemt de vruchtbaarheid snel af. Tussen 45 een 55 jaar stopt de menstruatie van de vrouw en kan ze geen kinderen meer krijgen. Dit heet de menopauze.

Wat te doen bij onvruchtbaarheid?

Ga naar uw huisarts om na te gaan waarom u niet zwanger wordt (onvruchtbaarheid). Als het nodig is, zal de huisarts u doorverwijzen naar een specialist in het ziekenhuis voor een vruchtbaarheidsbenadeling. Er zijn verschillende mogelijkheden:

  • een behandeling met medicijnen;
  • technieken die helpen met het bevorderen van de bevruchting;
  • een operatie.

U kunt ook een kind adopteren. Neem alleen contact op met officiële adoptiebureaus.

Keni nevojë për më shumë informacion ose ndihmë?

Mjeku i përgjithshëm
Mund të flisni me një mjek të përgjithshëm për çdo çështje intime. Nëse është e nevojshme, një mjek i përgjithshëm mund t'ju dërgojë te një profesionist i specializuar shëndeti. Refugjatët, të cilëve u është dhënë azil (i përkohshëm), zgjedhin një mjek të përgjithshëm në bashkinë e tyre. Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuesish mund të këshillohen me një mjek të përgjithshëm në qendër.
Shterpësia
Nëse nuk mund të ngelni shtatzënë në mënyrë natyrore, mund të kontaktoni një qendër pjellorie.
Më shumë profesionistë të shëndetit

Fjalori dhe përkthimet