Përktheje në:

Prezervativi

Prezervativi është një metodë kontraceptive. Prezervativi është një mbulesë e hollë gome për penisin. Ai mbledh spermën kur një burrë ejakulon.

Prezervativët janë të disponueshëm në madhësi të ndryshme, në varësi të trashësisë së penisit. Prezervativi nuk duhet të jetë shumë i ngushtë ose shumë i gjerë.

Prezervativi

Si të vendosni një prezervativ

Vendosni një prezervativ para penetrimit. Bëjeni në mënyrën e mëposhtme:

  • Kontrolloni që data e skadimit nuk ka kaluar ende. Përdorni vetëm prezervativë me etiketën e cilësisë CE në paketim.
  • Griseni qesen duke e hapur te çarja. Mos e hapni me gërshërë, thikë ose me dhëmbë dhe bëni kujdes me thonjtë e gjatë të duarve. Prezervativi mund të çahet.
  • Tërhiqni lafshën mbrapa nëse penisi nuk është rrethprerë. Shtypni majën e prezervativit për të lënë hapësirë për spermën dhe vendosni prezervativin në majë të penisit. Penisi duhet të jetë i fortë (ereksion).
  • Sigurohuni që buza e mbështjelljes së prezervativit është nga jashtë. Rrotulloni poshtë prezervativin mbi tërë penisin kështu ai nuk do të hiqet.
  • Hiqeni prezervativin nga penisi pas ejakulacionit. Bëjeni këtë gjatë kohës që penisi është ende i fortë.
  • Mbajeni prezervativin nga buza dhe sigurohuni që të mos derdhet sperma.
  • Lidheni nyje prezervativin. Kjo pengon derdhjen e spermës. Hidheni prezervativin e përdorur në një kosh plehrash.

Kontrolloni që data e skadimit nuk ka kaluar ende. Përdorni vetëm prezervativë me etiketën e cilësisë CE në paketim.

Griseni qesen duke e hapur te çarja.

Shtypni majën e prezervativit për të lënë hapësirë për spermën dhe vendosni prezervativin në majë të penisit.

Sigurohuni që buza e mbështjelljes së prezervativit është nga jashtë. Rrotulloni poshtë prezervativin mbi tërë penisin në mënyrë të tillë që të mos hiqet gjatë seksit.

Prezervativi është gati për përdorim.

Tërhiqeni penisin pas ejakulimit. Bëjeni këtë ndërsa penisi është ende i fortë dhe mbajeni prezervativin nga buza e tij.

Hiqeni prezervativin. Mbajeni prezervativin nga buza dhe sigurohuni që të mos derdhet sperma.

Lidheni nyje prezervativin. Kjo pengon derdhjen e spermës. Hidheni prezervativin e përdorur në një kosh plehrash.

Përdoreni prezervativin vetëm një herë.

Mos përdorni 2 prezervativë në të njëjtën kohë. Prezervativët mund të çahen.

Përdorni vetëm lubrifikantë me bazë uji në prezervativ.

Është më pak e sigurt kur nuk përdoret siç duhet

Kur një prezervativ përdoret siç duhet, ai është një metodë kontracepsioni shumë e sigurt. Por, shpesh prezervativi nuk përdoret në mënyrën e shpjeguar më sipër. Në këtë rast, prezervativi është shumë më pak i besueshëm. 

Më pak i sigurt

Mbrojtja nga HIV dhe IST-të

Prezervativi gjithashtu mbron kundër HIV dhe zvogëlon rrezikun e infeksionit me IST.

Prezervativi i zakonshëm dhe prezervativi për femra janë metodat e vetme kontraceptive që mund t’ju mbrojnë nga HIV dhe ulin rrezikun e infeksionit seksualisht të transmetueshëm.

Të përgjegjshëm së bashku

Të dy partnerët janë përgjegjës për përdorimin e prezervativit. Flisni për këtë me partnerin tuaj.

Çift i shtrirë në shtrat dhe duke folur rreth kontracepsionit.

Blerja e prezervativëve

Ju mund të blini prezervativë pa recetë në një farmaci, kimist ose supermarket. Ndonjëherë mund t’i gjeni edhe në bare dhe klubet e natës ose makineritë shitëse. Mund t’i blini prezervativët edhe në internet.

Çmimi i një prezervativi varion midis 0,20 dhe 0,90 Euro. Prezervativët specialë, për shembull me aromë të veçantë ose damarë, kushtojnë më shumë.

Azilkërkuesit në një qendër azilkërkuese mund të marrin prezervativë falas në qendrën shëndetësore.

IST Aids Netherlands ka përgatitur fletëpalosje në gjuhë të ndryshme me informacione rreth prezervativëve dhe IST-ve. Fletushkat mund të shkarkohen në faqen e tyre të internetit.

 

Sa kushton?