Trajtimi i IST
Nëse mendoni se mund të keni një ISTISTIST nënkupton infeksionin seksualisht të transmetueshëm: një infeksion që zakonisht transmetohet vetëm nëpërmjet…Lexoni më shumë, kërkoni ndihmë nga mjekuMjekuDikush që është trajnuar për kurimin e njerëzve të sëmurë. Mjekët mund të…Lexoni më shumë i përgjithshëm ose shërbimi komunal i shëndetit publik (GGD). IST-të duhet të trajtohen për të shmangur efektet negative ndaj shëndetit tuaj. Flisni me mjekun se përgjithshëm ose profesionistin e shëndetësisë në qendrën shëndetësore të qendrës së azilkërkuesve në mënyrë që t’ju japë trajtimin e duhur.
Ndiqni trajtimin në mënyrën që ju thotë mjeku. Vazhdoni trajtimin edhe kur simptomat janë zhdukur.
Ka lloje të ndryshëm IST-sh. Ato nuk kanë gjithmonë simptoma. Pyesni mjekun tuaj të përgjithshëm ose profesionistin shëndetësor në qendrën shëndetësore të qendrës së azilkërkuesve për këshilla. Çdo IST trajtohet ndryshe.

Burrë duke folur me një profesionist shëndeti.

Ndiqni trajtimin në mënyrën që ju thotë mjeku. Vazhdoni trajtimin edhe kur simptomat janë zhdukur.
TrajtimiTrajtimiKujdesi dhe/ose ndjekje nga një person i trajnuar profesionalisht. Trajtimi mund të bëhet…Lexoni më shumë për IST-të bakteriale
IST-të e shkaktuara nga bakteret përfshijnë:
- klamidiaKlamidiaInfeksion i zakonshëm i shkaktuar nga bakteret. Klamidia është një infeksion seksualisht i transmetueshëm…Lexoni më shumë;
- gonorrea; dhe
- sifilisi.
IST-të bakteriale mund të trajtohen me antibiotikë. Ju keni nevojë për recetë nga mjeku. Pastaj mund të blini ilaçet në farmaci.
Gjatë trajtimit, shmangni seksin ndërsa ende keni simptomaSimptomaNjë shenjë që tregon se keni një sëmundje ose një infeksion, për shembull:…Lexoni më shumë ose përdorni prezervativ për të ulur rrezikun e infektimit të dikujt tjetër.
Trajtimi për IST-të virale
IST të shkaktuara nga një virus:
- HIV;
- hepatiti BHepatiti BInfeksion i mëlçisë i shkaktuar nga një virus. Vaksinimi mund të parandalojë hepatitin…Lexoni më shumë;
- herpes; dhe
- lythat gjenitale.
Disa IST virale nuk mund të kurohen, por simptomat mund të trajtohen.
- Hepatiti B: pushoni mjaftueshëm. Nëse është e nevojshme, mjeku mund t’ju japë recetë ilaçesh.
- Herpes: nëse është e nevojshme, mjeku mund të rekomandojë mjekime për trajtimin e flluskave.
- Lythat gjenitale: mjeku mund të rekomandojë një krem për lythat. Nëse është e nevojshme, mjeku heq lythat duke i prerë ose duke i ngrirë ata.
Trajtimi për IST-të parazitare
IST të shkaktuara nga një parazit:
- zgjebjaZgjebjaNjë infeksion i lëkurës, i shkaktuar nga kafshë shumë të vockla (këpusha). Zgjebja…Lexoni më shumë;
- trikomoniazaTrikomoniazaInfeksion seksualisht i transmetueshëm (IST) i shkaktuar nga një parazit (kafshë shumë e…Lexoni më shumë; dhe
- morrat pubike.
Zgjebja:
- Mjeku mund të rekomandojë një krem për ta aplikuar në lëkurën tuaj.
- Lani të brendshmet, rrobat, pizhamet, shtresat e krevatit dhe peshqirët çdo ditë në temperaturëTemperaturëTemperatura e lartë e trupit (më e lartë se 38°C - 100,4°F).Lexoni më shumë të paktën 60° C.
Trikomoniaza:
- Mund të trajtohet me antibiotikë.
- Ju duhet një recetë nga një mjek për të marrë ilaçet.
Morrat pubikëMorrat pubikëParazitë (kafshë shumë të vockla) në qimet pubike. Morrat pubikë thithin gjak. Ata…Lexoni më shumë:
- Mjeku mund të rekomandojë një krem për ta aplikuar në lëkurën tuaj në vendet ku keni morra.
- Lani të brendshmet, rrobat, pizhamet, shtresat e krevatit dhe peshqirët çdo ditë në temperaturë të paktën 60° C.
Të flasësh me partnerin tuaj
Nëse keni një IST, flisni me partnerin tuaj. Nëse keni disa IST, edhe partneriPartneriPersoni me të cilin keni një marrëdhënie.Lexoni më shumë juaj duhet të testohet të trajtohet.
Duke paralajmëruar partnerin tuaj aktual, ju mbroni edhe veten. Nëse IST juaj është shëruar dhe bëni seks përsëri me partnerin tuaj që nuk është trajtuar, ai ose ajo mund t’ju infektojë përsëri.
Mos bëni seks gjatë trajtimit të IST ose përdorni prezervativ për të ulur rrezikun e infektimit të partnerit tuaj.
Jo vetëm që paralajmëroni partnerët tuaj aktualë të seksit, por edhe ish-partnerët dhe kontaktet e tjera seksuale. Edhe ata mund të infektohen dhe të kalojnë IST te partneri(ët) e tyre pa e kuptuar. Duke paralajmëruar partnerët tuaj seksualë, ju ndihmoni për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të IST.
Konsultohuni me mjekun ose infermierinë për të mësuar se sa larg në kohë duhet të shkoni kur bëhet fjalë për paralajmërimin e partnerëve seksualë. Nëse nuk doni t’i tregoni partnerit ose ish-partnerëve tuaj se keni IST, mund t’i paralajmëroni në mënyrë anonime, pa përmendur emrin tuaj. Për këtë mund të vizitoni faqen e internetit https://partnerwaarschuwing.nl/hoe-vertel-ik-het-mijn-ex-partner Kjo faqe interneti ofrohet vetëm në holandisht.
Pyesni mjekun tuaj të përgjithshëm ose një infermiere në shërbimin komunal të shëndetit publik (GGD) për këshilla.
Çift duke folur.