Sulmi seksual dhe përdhunimi
Sulmi seksual
Sulmi seksual është çdo akt seksual kundër vullnetit të dikujt pa penetrim. ViktimaViktimaDikush që vuan nga diçka që nuk është faji i tij.Lexoni më shumë nuk e jep pëlqimin për këtë akt. Një person dënohet me ligj nëse e dinte ose mund ta kishte ditur që personi tjetër nuk kishte dëshirë. Sulmi seksual mund të ndodhë edhe pa dhunë fizike ose kërcënime. Për shembull: nëse viktima nuk bën rezistencë dhe e lejon që të ndodhë ngaqë ka frikë.
Në Holandë, sulmi seksual është i ndaluar me ligj.
Dënimi maksimal me burg për sulmin seksual është 8 vjet burgim, në varësi të rëndësisë së sulmit seksual, por kjo mund të rritet në një maksimum prej 13 vjetësh nëse viktima është fëmijë.
PërdhunimiPërdhunimiTë kesh kontakt seksual me penetrim kundër dëshirës. Penetrimi mund të ndodhë me një…Lexoni më shumë
Përdhunimi është çdo lloj akti seksual kundër vullnetit të dikujt me penetrim (marrëdhënie seksuale, seks oral ose seks anal). PenetrimiPenetrimiFutja e një pjese të trupit tuaj (penisi, gishti, etj.) ose një objekt…Lexoni më shumë mund të ndodhë me një pjesë të trupit ose me një objekt. Viktima nuk e jep pëlqimin për këtë akt. Dikush dënohet me ligj nëse e dinte ose mund ta kishte ditur se tjetri nuk kishte dëshirë. Përdhunimi mund të ndodhë me dhunë fizike ose kërcënime, por edhe pa këto, për shembull: nëse viktima nuk bën rezistencë dhe e lejon që të ndodhë ngaqë ka frikë.
Në Holandë, përdhunimi konsiderohet vepër penale. Për përdhunimin, dënimi mund të jetë deri në 12 vjet. Nëse viktima është fëmijë ose në rast të rrethanave të tjera rënduese, dënimi me burg mund të shkojë deri në 18 vjet.
Është e rëndësishme të kuptojmë se sjellja seksuale transgresive dhe dhuna seksualeDhuna seksualeTë detyrosh dikë me dhunë, zakonisht fizike, që të bëjë seks. Për shembull,…Lexoni më shumë nuk janë kurrë faji i viktimës. Ai që kalon kufirin është fajtor.
Të kërkosh ndihmë
Është e rëndësishme që të mos prisni për të kërkuar ndihmë. Ndoshta një mik apo dikush që ju besoni mund t’ju ndihmojë.
Pas përdhunimit ose sulmit të pahijshëm, mund të shkoni te mjekuMjekuDikush që është trajnuar për kurimin e njerëzve të sëmurë. Mjekët mund të…Lexoni më shumë juaj i përgjithshëm. Gjithashtu mund të kontaktoni (në mënyrë anonime) Centrum voor Seksueel Geweld (qendra për dhunën seksuale). Këtu mund të merrni mbështetje mjekësore, psikologjike dhe ligjore.
Gjithashtu mund të shkoni menjëherë në polici për të raportuar. Ata janë të detyruar të respektojnë privatësinë tuaj. Është e rëndësishme që të raportoni përdhunimin ose sulmin sa më shpejt të jetë e mundur (mundësisht brenda 72 orëve). Në këtë mënyrë policia mund të gjejë gjurmë të tilla si, spermë ose gjak. Lini një takim me policinë nëpërmjet numrit të telefonit 0900-8844. Nëse keni frikë për dhunë të mëtejshme, policia mund t’ju mbrojë. Policia është e detyruar t’ju trajtojnë në mënyrë të respektueshme dhe të saktë.
Sipas ligjit, nëse nuk keni leje qëndrimi, policia duhet t’ju trajtojë me të njëjtin respekt si viktimat e tjera. Policia nuk do t’ju arrestojë ngaqë nuk keni leje qëndrimi dhe ju mund të raportoni në mënyrë anonime. Ju mund të kërkoni një punonjës social ose profesionist tjetër që t’ju shoqërojë.
Nëse jeni në një situatë emergjente dhe keni frikë se do të ndodhë më shumë dhunë, telefononi 112.
Mund të shkoni në një Blijf van mijn Lijfhuis (strehim).
Ndihma për autorët e krimit
Nëse mendoni se keni qenë të dhunshëm në një lidhje ose mendoni se ekziston rrezikuRrezikuMundësia që të ndodhë diçka e papëlqyeshme, për shembull një sëmundje.Lexoni më shumë që të bëheni të dhunshëm ndaj një personi tjetër, mund të kërkoni ndihmë. Terapia mund t’ju ndihmojë për të folur për ndjenjat dhe sjelljen tuaj dhe t’ju ndalojë të bëheni të dhunshëm (përsëri).