Përktheje në:

Rritja e fetusit

ShtatzëniaShtatzëniaKoha kur një grua pret një fëmijë. Shtatzënia fillon kur një spermatozoid fekondon…Lexoni më shumë zgjat rreth 9 muaj (40 javë/ 280 ditë).

1 deri në 3 muaj

Qeliza vezore e fekonduar zhvillohet shpejt. Pas 3 deri në 6 javësh, të gjitha pjesët kryesore të trupit fillojnë të rriten. 

Pas 6 javësh, zemra fillon rrahjen.

Organet (të tilla si truri, palca e kockave kurrizore, etj.) zhvillohen.

Kordoni i kërthizësKordoni i kërthizësNjë lloj tubi që lidh fetusin me placentën. Kordoni i kërthizës transporton ushqyesit…Lexoni më shumë dhe placentaPlacentaOrgan që rritet përkrah fetusit në mitër kur një grua është shtatzënë. Ushqyesit…Lexoni më shumë janë në vend.

4 deri në 6 muaj

FetusiFetusiVeza e fekonduar kur tregon tiparet kryesore të një foshnje (pas muajit të tretë…Lexoni më shumë rritet shpejt dhe truri zhvillohet shumë. Fetusi fillon të lëvizë, për shembull: përkulje, shkelmim, shtrëngim. Fetusi mund të gëlltisë, thithë dhe gogësijë.

Pas 4 muajsh, mamiaMamiaNjë person i trajnuar që ndihmon një grua shtatzënë para, gjatë dhe pas…Lexoni më shumë ose gjinekologuGjinekologuMjek i specializuar në kujdesin shëndetësor gjatë shtatzënisë, kontracepsionin dhe' sëmundjet egrave. Gjinekologu…Lexoni më shumë mund t’ju tregojë seksin e foshnjës në ultratinguj. Ju mund të zgjidhni nëse doni të dini seksin e fetusit tuaj apo jo. 

Pas 5 muajsh, ju mund të ndieni fetusin të lëvizë.

Thonjtë, lëkua dhe qimet e trupit shfaqen.

Fetusi fillon të dëgjojë.

7 deri në 9 muaj

Fetusi bëhet 3 herë më i rëndë dhe dy herë më i madh.

Fetusi ruan yndyrë për të qëndruar ngrohtë, proteina për rritjen e muskujve, kalcium për rritjen e kockave dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore, si hekuri.

Truri zhvillohet shpejt.

Mushkëritë janë gati për frymëmarrje të pavarur në fund të shtatzënisë.

Fetusi rrotullohet dhe zakonisht qëndron me kokën e tij poshtë pak para lindjes.