Të kesh kujdes gjatë shtatzënisë
Ngrënia
Kushtojuni vëmendje asaj që hani.
- Hani shëndetshëm: shumë fruta, perime dhe drithëra (patate dhe bukë) dhe prodhime qumështi (qumësht dhe djathë);
- Hani shumë racione të vogla në ditë në vend se të hani disa vakte të mëdha (më të lehta për t’u tretur);
Disa ushqime, dheu dhe jashtëqitjet e maceve mund të përmbajnë mikrobe që janë të rrezikshme për fetusin (rrezikuRrezikuMundësia që të ndodhë diçka e papëlqyeshme, për shembull një sëmundje.Lexoni më shumë i infektimit me toksoplazmozë dhe listeri):
- Mos hani vezë të gjalla;
- Mos hani peshk të gjallë ose të tymosur;
- Mos hani mish të papërpunuar ose të gatuar pak. Lani duart pas prerjes së mishit të gjallë;
- Hani djathë dhe pini qumësht të blerë nga supermarketi (jo qëmësht që nuk është pasterizuar);
- Lani frutat e gjalla dhe perimet shumë mirë;
- Vishni doreza nëse punoni në kopsht ose pastroni kutinë e maces. Lani duart më pas.
Pirja
- Pini mjaftueshëm ujë (1,5 deri në 2 litra çdo ditë).
- Mos pini shumë kafe, çaj ose koka kola.
- Mos pini alkool.
Ilaçe, droga dhe vitamina
- Mos merrni mjekime pa pyetur maminë, gjinekologun ose mjekun e përgjithshëm.
- Mos pini duhan.
- Mos merrni droga.
- Merrni vitaminën e quajtur “acid folik” gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë. Pyesni maminë ose gjinekologun për këtë. Ju mund të filloni ta merrni këtë kur ju planifikoni të ngelni shtatzënë. Mund ta blini atë në një dyqan ilaçesh ose farmaci.
Ushtrime dhe jeta jashtë
-
Jini aktive: ecni, ngisni biçikletën, notoni etj.
-
Pushoni kur ju ndjeheni e lodhur.
-
Rrini larg diellit.
SeksiSeksiTë gjitha veprimet që mund t'ju eksitojnë seksualisht. Seksi nuk është vetëm marrëdhënia…Lexoni më shumë
Është e mundur të bëni seks gjatë shtatzënisë.
Gruaja shtatzënë që bën marrëdhënie seksuale ndërsa është ulur sipër burrit.
Vizita te një mami
Lini një takim me një mami në zonën tuaj sapo të merrni vesh që jeni shtatzënë. MamiaMamiaNjë person i trajnuar që ndihmon një grua shtatzënë para, gjatë dhe pas…Lexoni më shumë do të konfirmojë shtatzëninë tuaj. Nëse jeni shtatzënë, mamia ose gjinekologuGjinekologuMjek i specializuar në kujdesin shëndetësor gjatë shtatzënisë, kontracepsionin dhe' sëmundjet egrave. Gjinekologu…Lexoni më shumë do t’ju monitorojë ju dhe fetusin tuaj gjatë gjithë shtatzënisë.
Sapo të merrni vesh që jeni shtatzënë, lini takim me një mami në zonën tuaj.