Barazia gjinore
Ngacmimi, kërcënimet, fyerjet ose dhuna për shkak të seksit biologjik, orientimit seksual ose gjinisë së dikujt janë të ndaluara me ligj.
Gjinia i referohet identitetit gjinor të dikujt dhe roleve të tij gjinore.
- Identitet gjinor do të thotë nëse një person ndihet si një grua apo një burrë. Është e mundur për një person që të jetë lindur një vajzë, por të ndjehet si një djalë. Një person gjithashtu mund të ndiejë se nuk është as grua as burrë, ose mund të ndihet sikur i ka të dyja gjinitë.
- Rolet gjinore janë pritshmëritë e shoqërisë rreth mënyrës me të cilën duhet të sillet një burrë ose një grua.
Një burrë dhe një grua duke folur si të barabartë
Kur gjinia ose seksi i një personi bëhet një motiv për dhunë nga të tjerët, kjo mund të njihet si një rrethanë rënduese dhe mund të sjellë dënim më të rëndë.
Diskriminimi
Ligji holandez ndalon çdo diskriminim bazuar në seksin ose gjininë. Për shembull:
- diskriminimi për shkak se ju jeni një grua apo një burrë (gjinia biologjike). Burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta sipas ligjit;
- diskriminimi bazuar në ligji/te-drejtat-tuaja/orientimi-seksual/" data-ornid="153">orientimin seksual;
- diskriminimi bazuar në identitetin dhe shprehjen gjinore.
Për shembull: është gjithashtu e ndaluar që një burrë të diskriminohet ngaqë vishet si grua ose për që një grua të diskriminohet ngaqë dëshiron të bëjë punën tipike të një burri.