Jetesa me një foshnjë
Jeta ndryshon
Të bëhesh me fëmijë mund të jetë diçka argëtuese dhe emocionuese.
Është normale që jeta juaj ndryshon pasi bëheni me fëmijë
Ju mund:
- ndjeni një përgjegjësi të madhe për foshnjën, e cila varet nga ju për ushqim, kujdes dhe dashuri;
- të ndjeheni e pasigurt dhe e frikësuar rreth ndjenjave dhe nevojave të foshnjës.
- shkurtohet gjumi sepse ju duhet të ngriheni natën;
- keni vështirësi në ushqyerjen me gji (gratë);
- shqetësoheni rreth të ardhmes;
- hiqni dorë nga zakonet e mëparshme dhe hobet ;
- duhet të planifikoni aktivitetet tuaja me kujdes;
Jeta sociale
Kontaktet tuaj social mund të ndryshojnë. Për shembull, ju mund:
- të doni të shpenzoni shumë kohë me foshnjën tuaj;
- të njiheni me njerëz të rinj të cilët gjithashtu kanë fëmijë;
- të zhvendoseni dhe të keni komshinj të rinj;
- duhet të planifikoni shumë më parë: disa kontakte mund të bëhen më pak të gjallë.
Të dy nëna dhe babai i foshnjës përjetojnë ndryshime.
Ndryshimet janë normale. Duhet disa kohë të mësohesh me situatën e re.
Të folurit
Të bëhesh prind është një proces mësimi. Flisni me familjen, miqtë, prindërit e tjerë dhe mjekun ose maminë tuaj. Ata mund t’ju ndihmojnë dhe të japin këshilla. Gjithashtu flisni me partnerin tuaj për ndarjen e roleve dhe detyrave, si dhe çfarë doni dhe çfarë ju nevojitet të dyve.