Testi i HIV
Një test i HIVHIVNjë virus (virusi i pamjaftueshmërisë imunitare njerëzore) që ndikon në sistemin imunitar natyror.…Lexoni më shumë mund të tregojë nëse jeni infektuar me HIV apo jo. Testi mund të zbulojë me besueshmëri HIV në gjakun tuaj për 6 javë pas rrezikut të infeksionit. Nëse keni pasur simptomaSimptomaNjë shenjë që tregon se keni një sëmundje ose një infeksion, për shembull:…Lexoni më shumë (hidhini një sy: hebikhiv.nl), mund të jetë e rëndësishme të shkoni te mjekuMjekuDikush që është trajnuar për kurimin e njerëzve të sëmurë. Mjekët mund të…Lexoni më shumë i familjes ose GGD (komuna shëndetësore) sa më shpejt të jetë e mundur. Pyesni një profesionist shëndetiShëndetiKur ndjeheni mirë nga ana fizike, mendore dhe sociale në mjedisin tuaj. Shëndeti…Lexoni më shumë nëse një test më hershëm është i mundur në rastin tuaj.
Një test i HIV kryhet si më poshtë:
- Profesionisti shëndetësor merr një kampion gjakuGjakuLëng i kuq që ka funksione të rëndësishme në trup, për shembull: bartjen…Lexoni më shumë dhe e dërgon atë në një laborator për ta testuar.
- Në laborator do të shihet nëse në gjakun tuaj ka antitrupa.
- Profesionisti shëndetësor merr rezultatin e testit laboratorik rreth një javë më vonë.
- Profesionisti shëndetësor ju shpjegon rezultatin dhe flet me ju për hapat e ardhshëm.
Mjeku duke marrë një kampion gjaku nga një grua.
Të flasësh me një mjek
Ju mund të flisni lirshëm me mjekun tuaj të përgjithshëm ose me profesionistin shëndetësor në qendrën shëndetësore të qendrës së azilkërkuesve. Mjeku nuk mund t’i japë asnjë informacion rreth jush askujt tjetër. Ai/ajo është i detyruar me ligj të respektojë privatësinë tuaj.
Burrë duke folur me një profesionist shëndeti.
Sa kushton?
Ju mund të testoheni për ISTISTIST nënkupton infeksionin seksualisht të transmetueshëm: një infeksion që zakonisht transmetohet vetëm nëpërmjet…Lexoni më shumë dhe HIV te mjeku i përgjithshëm ose te shërbimi komunal i shëndetit publik (GGD). A jeni në rrezik të lartë të IST? Nëse plotësoni kushte të caktuara, mund të testoheni falas në shërbimin komunal të shëndetit publik (GGD) në zonën tuaj. Të rinjtë deri në 25 vjeç, punonjësit e seksit, burrat që bëjnë seks me burra dhe njerëz nga vendet ku IST janë shumë të përhapura mund të lënë një takim në shërbimin komunal të shëndetit publik (GGD) dhe të testohen falas.
Gjithashtu mund të testoheni te mjeku i përgjithshëm. Konsultimi me mjekun tuaj të përgjithshëm është falas, por ndonjëherë duhet të paguani për testin. Kjo varet nga sigurimi juaj shëndetësor dhe teprica e sigurimit tuaj shëndetësor (eigen risico). Pyesni ofruesin e sigurimit shëndetësore për më shumë informacion.
Nëse jetoni në një qendër azilkërkuesish, mund të vizitoni qendrën shëndetësore atje për një test falas për IST.