Përktheje në:

Transgjinor

Transgjini do të thotë që seksi i një personi nuk përputhet me mënyrën si ndihet ose si sillet.

Transgjinia quhet edhe diversiteti gjinor. Ka forma të ndryshme të transgjinorit:

  • Disa njerëz kombinojnë karakteristikat e burrave me të grave. Ata e identifikojnë veten si burrë dhe si grua ose si asnjë prej tyre.
  • Disa persona transgjinorë e identifikojnë ndonjëherë veten si burrë dhe ndonjëherë si grua.
  • Të tjerët sillen dhe vishen si seksi tjetër.
  • Së fundi, ka persona që dëshirojnë të ndryshojnë seksin. Një person transgjinor mund ta ndryshojë seksin nëpërmjet operacionit dhe hormoneve, nëse dëshiron. Personat transgjinorë mund të zgjedhin nëse duan ose jo të marrin trajtim dhe sa larg duan të shkojnë me trajtimin e tyre.

Një person transgjinor nuk ka një problem ose sëmundje.

Në Holandë, diskriminimi ndaj personave transgjinorë është i ndaluar me ligj. Është e ndaluar me ligj që njerëzit të trajtohen ndryshe dhe të përjashtohen ose vendosen kufizime ndaj tyre për shkak të identitetit gjinor të tyre.

Zbulimi që jeni transgjinor

Shumicës së njerëzve u duket shumë konfuze kur mendojnë se janë transgjinorë. Jepini kohë vetes. Flisni me njerëzit që u besoni ose kërkoni ndihmë dhe mbështetje profesionale.

Disa njerëz mendojnë se janë të çmendur, të tjerët nuk janë të sigurt se kush janë ose janë shumë të palumtur me trupin e tyre.

Nëse keni vështirësi me mendimet dhe ndjenjat tuaja, mund të flisni për to me një profesionist të specializuar të kujdesit shëndetësor.

Informimi i të tjerëve që jeni transgjinor

Nuk ka një mënyrë të saktë ose të gabuar për t’i thënë dikujt që jeni transgjinor. Mendoni se si dhe kur dëshironi t’ua tregoni njerëzve, reagimet që prisni dhe se si e shikoni të ardhmen.

Nuk keni pse t’ua thoni të gjithëve menjëherë. Për shembull, së pari mund t’i tregoni një profesionisti të kujdesit shëndetësor ose një personi tjetër transgjinor. Pastaj mund t’u tregoni miqve tuaj më të ngushtë, prindërve dhe familjarëve, dhe pastaj njerëzve të tjerë.

Më pas, mund të ndryshoni gjithashtu pamjen ose emrin. Disa njerëz e kanë të vështirë të ndryshojnë mënyrën se si ju shikojnë.

Seksualiteti

Shumë njerëz transgjinorë nuk e pëlqejnë trupin e tyre. Kjo do të thotë që ata e konsiderojnë seksualitetin një temë të vështirë. Kjo mund të ndryshojë pas trajtimit me hormone ose një operacion. Atëherë njerëzit transgjinorë do të jenë më të kënaqur me trupin e tyre.

Hormonet kanë një ndikim të madh në dëshirën seksuale. Disa njerëz kanë një dëshirë seksuale më të madhe dhe të tjerët e kanë më të vogël. Hormonet mashkullore zakonisht e rrisin dëshirën seksuale dhe hormonet femërore e zvogëlojnë. Një operacion mund ta rrisë përsëri dëshirën seksuale.

Mbrojtja nga IST-të dhe nga HIV

IST-të janë infeksione që transmetohen nëpërmjet kontaktit seksual me dikë që ka një IST. Ju mund të zvogëloni rrezikun e infeksionit.

Burrat trans (njerëzit që në lindje janë përcaktuar femra por që kanë identitet gjinor mashkull):

  • Përdorni një prezervativ gjatë seksit vaginal dhe seksit anal. Ekzistojnë prezervativë në të gjitha masat. Mund të përdorni edhe një digë dentare në vend të një prezervativi.
  • Nëse keni ende një vrimë vaginale, mund të përdorni edhe një prezervativ femëror.
  • Ju gjithashtu duhet të përdorni një lubrifikantme bazë uji ose silikoni (pa vaj) gjatë seksit anal. Kjo pengon çarjen e prezervativit.

Gratë trans (personat e caktuar mashkull në lindje, por të cilat kanë identitet gjinor femër):

  • Përdorni një prezervativ gjatë seksit vaginal dhe seksit anal. Mund të përdorni edhe një prezervativ femëror gjatë seksit vaginal.
  • Përdorni gjithmonë lubrifikues, edhe gjatë seksit vaginal. Kjo pengon çarjen e prezervativit.
  • Bëni kujdes me seksin anal sepse lëkura e perineumit është e hollë.

Ju gjithashtu jeni të mbrojtur kundër IST-ve nëse ju dhe  partneri juaj i rregullt dilni të dy negativë në testin për IST dhe nuk kryeni marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Prezervativi

Prezervativi femëror

Diga dentare

Lubrifikuesi me bazë ujore

Dëshira për të bërë fëmijë

Hormonet ose një operacion i ndryshimit të seksit mund të shkaktojnë shterpësi. Nëse dëshironi  të keni fëmijë, mund të zgjidhni trajtimin e qelizave të spermës ose t’i ngrini qelizat vezore. Flisni për këtë me një profesionist të kujdesit shëndetësor.