Përktheje në:

Të ngelesh shtatzënë në një moshë të re

Shumë pjellore

Një grua është shumë pjellore kur është e re dhe ka pasur ovulimin për herë të parë (cikliCikliNumri i ditëve midis ditës së parë të menstruacioneve 'të një gruaje dhe ditës…Lexoni më shumë i parë). Pas ovulacionit të saj të parë, një grua është pjellore rreth 6 ditë çdo muaj

Edhe kur një grua bën seks për herë të parë ajo mund të mbetet shtatzënë.

Më shumë rreziqe për nënën dhe foshnjën

Nëse një grua është shtatzënë dhe është nën 20 vjeç, ajo është më e rrezikuar që të ketë një lindje të vështirë.

Foshnja mund të rrezikojë:

  • Lindje e parakohshme;
  • Peshë e vogël e lindjes (rrezik më i madh për sëmundje).

Jeta ndryshon kur të kesh një foshnjë

Nëse jeni ende e re dhe po mendoni të lindni fëmijë, kini parasysh se:

  • Do të keni më pak kohë për shkollë, punë ose hobe;
  • Të kesh një fëmijë është shumë e kushtueshme.
  • Marrëdhëniet tuaja me partnerin, prindërit dhe miqtë tuaj do të ndryshojnë. Foshnja juaj vjen i pari.
  • Mund t’ju duhet të shikoni për një tjetër vend për të jetuar.

KontracepsioniKontracepsioniMjetet dhe metodat për parandalimin e shtatzanisë. Prezervativët dhe pilulat kontraceptive janë shembuj…Lexoni më shumë

Ju dhe partneriPartneriPersoni me të cilin keni një marrëdhënie.Lexoni më shumë juaj mund të vendosni se sa fëmijë doni dhe kur. Ky quhet planifikimi familjarPlanifikimi familjarKur planifikoni familjen tuaj, ju vendosni nëse, kur dhe sa fëmijë dëshironi të…Lexoni më shumë. Mund ta bëni këtë duke përdorur kontracepsion

ShtatzëniaShtatzëniaKoha kur një grua pret një fëmijë. Shtatzënia fillon kur një spermatozoid fekondon…Lexoni më shumë e padëshiruar

Nëse jeni shtatzëne po nuk kishit në plan të ishit, keni alternativa të ndryshme. Mund t’u kërkoni prindërve tuaj, familjes dhe shokëve ndihmë. Mos u ndjeni e turpëruar. Mund t’i ndodhë çdokujt. Gjithashtu ju mund të kërkoni ndihmë profesionale dhe këshilla.