Përktheje në:

Ditët pjellore të gruas

Ju mund të mbeteni shtatzënë rreth 6 ditë çdo muaj: rreth 5 ditë para se të ndodhë ovulacioniOvulacioniMomenti në të cilin një vezëz e pjekur lëshohet nga njëra prej vezoreve.…Lexoni më shumë dhe 1 ditë më pas. Për të ditur se kur mund të mbeteni shtatzënë, duhet të dini se kur do të keni ovulacionin tuaj të ardhshëm. Kjo mund të jetë e vështirë për t’u parashikuar.

Si të llogarisni ditën e ovulacionit

Ju mund të përpiqeni të llogarisni ditën e ovulacionit nëse cikliCikliNumri i ditëve midis ditës së parë të menstruacioneve 'të një gruaje dhe ditës…Lexoni më shumë zgjat të njëjtën numër ditësh çdo muaj. Ovulacioni ndodh rreth 14 ditë para periodave menstruale të ardhshme (fillimi i një cikli të ri).

Shembull 1 - cikël i rregullt 28 ditësh: ovulacioni do të ndodhë rreth ditës së 14 të ciklit tuaj. Ju mund të mbeteni shtatzënë rreth 5 ditë para se të ndodhë ovulacioni dhe 1 ditë më pas.

Shembull 2 - cikël i rregullt 23 ditësh: ovulacioni do të ndodhë rreth ditës së 9 të ciklit tuaj. Ju mund të mbeteni shtatzënë rreth 5 ditë para se të ndodhë ovulacioni dhe 1 ditë më pas.

Shembull 3 - cikël i rregullt 34 ditësh: ovulacioni do të ndodhë rreth ditës së 20 të ciklit tuaj. Ju mund të mbeteni shtatzënë rreth 5 ditë para se të ndodhë ovulacioni dhe 1 ditë më pas.

Pas marrëdhënieve seksuale, ju mund të mbeteni shtatzënë pesë ditë para ovulacionit dhe një ditë pas. Ovulacioni është i vështirë të parashikohet. 

SimptomaSimptomaNjë shenjë që tregon se keni një sëmundje ose një infeksion, për shembull:…Lexoni më shumë të ovulacionit

Nëse cikli juaj ndryshon në kohëzgjatje çdo muaj, ju s’mund të parashikoni se kur do të keni ovulacionin tuaj të ardhshëm. Kushtojini vëmendje simptomave në trupin tuaj që shfaqen në kohën e ovulacionit:

  • Keni më shumë shkarkime nga vaginaVaginaPjesa e organeve seksuale të brendshme të një gruaje. Vagina lidh mitrën me…Lexoni më shumë. Lëngu duket pak si e bardhë veze dhe është ngjitës
  • Temperatura e trupit tuaj rritet pak.
  • Qafa e mitrësQafa e mitrësHyrja e ngushtë në fund të mitrës, në krye të vaginës. Qafa e…Lexoni më shumë ngrihet dhe është më e vështirë për t’u ndjerë nga vagina juaj. Ajo është zgjeruar pak dhe ndjehet më e butë.

Disa gra kanë pak dhimbje abdominale (dhimbje në bark) gjatë ovulacionit.

KontracepsioniKontracepsioniMjetet dhe metodat për parandalimin e shtatzanisë. Prezervativët dhe pilulat kontraceptive janë shembuj…Lexoni më shumë

Nëse nuk keni dëshirë për të lindur fëmijë për momentin, përdorni kontracepsion.