Marrëdhënia seksuale
Marrëdhënia seksuale është seks me depërtimin në vaginë ose anus nga një penis i fortë.
Penetrimi i vaginës
Një njeri që është i eksituar mund të ketë një ereksion. Penisi fryhet me gjak. Ai zmadhohet dhe ngurtësohet dhe ngrihet.
Një gruaje të eksituar i laget vagina. Kjo e ndihmon penisin të hyjë në vaginë.
Gruaja mund të mbetet shtatzënë vetëm nëse:
- sperma e burrit hyn në vaginën dhe mitrën e gruas, dhe nëse
- gruaja është në periudhën e saj pjellore të muajit.
Nëse nuk keni dëshirë për të lindur fëmijë për momentin, përdorni kontracepsion.
Një burrë dhe grua duke kryer marrëdhënie seksuale. Fokusi është në penisin që penetron në vaginë.
Pamje e hollësishme e penisit brenda vaginës i parë nga brenda.
Pamje e hollësishme e penisit brenda vaginës i parë nga brenda. Sperma po del nga penisi dhe po hyn në mitër.
Penetrimi i anusit
Një burrë dhe një grua ose 2 burra mund të bëjnë seks me penetrim të anusit.
Një grua nuk mund të mbetet shtatzënë nëpërmjet penetrimit të anusit. Por, sigurohuni që sperma të mos hyjë në vaginë.
Shembull i marrëdhënieve seksuale: 2 burra të shtrirë anash. Njëri është shtrirë pas tjetrit.
Arsyet për një marrëdhënie seksuale
Mund të kryeni marrëdhënie seksuale për arsye të ndryshme, për shembull, sepse doni:
- të bëni fëmijë (vetëm nëpërmjet penetrimit të vaginës);
- të provoni kënaqësi seksuale;
- të shprehni dashuri dhe emocione të tjera;
- të përjetoni intimitet;
- të qetësoheni.
Marrëdhënia seksuale gjatë ciklit menstrual
Disa gra duan të bëjnë marrëdhënie seksuale gjatë periudhës së tyre menstruale, të tjera jo. Një grua mund të kryejë marrëdhënie seksuale gjatë ciklit të saj menstrual nëse ajo dëshiron. Kjo nuk shkakton probleme me higjienën.
Variacioni
Nuk nevojitet të keni orgazëm sa herë që bëni seks. Shumë njerëz nuk kanë gjithnjë orgazëm.
Ju mund të bëni marrëdhënie seksuale në pozicione të ndryshme: shtrirë, ulur, në këmbë ose ulur.
Përveç marrëdhënies seksuale, ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të bërë seks.
Bisedoni me partnerin tuaj për dëshirat dhe ndjenjat tuaja. Së bashku mund të vendosni se cili është një seks i mirë për të dy ju.
Shembull i marrëdhënieve seksuale 1: Burri shtrihet sipër gruas. Gruaja hap këmbët e saj.
Shembull i marrëdhënieve seksuale 2: Gruaja qëndron mbi duar dhe gjunjë. Burri qëndron në gjunjë pas saj.
Shembull i marrëdhënieve seksuale 3: Burri qëndron në këmbë. Gruaja qëndron në këmbë përkundrejt tij. Burri mban lart njërën këmbë të saj.
Shembull i marrëdhënieve seksuale 4: Burri dhe gruaja të shtrirë anash, burri është pas gruas.
Shembull i marrëdhënieve seksuale 5: Gruaja ulet sipër burrit.
Mbrojtja nga IST-të dhe nga HIV
Ju mund të merrni IST dhe HIV përmes marrëdhënieve seksuale. Ju mund të përdorni prezervativ për të mbrojtur veten dhe partneren tuaj.
Një prezervativ