Përktheje në:

Unaza vaginale

Unaza vaginaleUnaza vaginaleMjet për parandalimin e shtatzënisë (një metodë kontracepsioni). Unaza vaginale është një unazë…Lexoni më shumë është një metodë kontraceptive.

Unaza vaginale është një unazë e hollë, elastike e bërë prej plastike. Përmban të njëjtat 2 hormone si pilula kontraceptivePilula kontraceptivePilulë që parandalon shtatzaninë (një metodë kontracepsioni). Pilula kontraceptive është efikase vetëm kur…Lexoni më shumë.
Këto hormone parandalojnë ovulacionin. Ato gjithashtu e bëjnë më të vështirë që qelizat e spermës që të arrijnë në mukozën e qafës së mitrës. Qelizat e spermës do të kenë vështirësi të arrijnë në mitër, ku ndodhet qeliza vezore. Hormonet gjithashtu ndërhyjnë në implantimin e një qelize vezore.

Unaza vaginale

Unaza vaginale e shtypur

Si të përdoret një unazë vaginale

Përdorni një unazë vaginale si vijon:

  • Shtypni unazën.
  • Futni unazën thellë në vaginë. Mund të futni unazën nga pozicione të ndryshme, për shembull, duke qëndruar me 1 këmbë lart, shtrirë ose galiç.
  • Vendosni 1 gisht brenda vaginës dhe shtyni unazën thellë në vaginë. Unaza duhet të qëndrojë pa shkaktuar bezdisje. Pozicioni i saktë në vaginë nuk është i rëndësishëm.
  • Unaza qëndron në vend kur kryeni marrëdhënie seksuale. Ju mund ta hiqni unazën vaginale gjatë marrëdhënies seksuale, por ju duhet ta fusni përsëri atë pas 3 orësh.
  • Për ta hequr unazën, vendoseni gishtin brenda vaginës tuaj dhe kalojeni si grep nëpër unazë. Nxirreni butësisht unazën jashtë.
  • Përdoreni vazhdimisht unazën për 3 javë. Hiqni unazën në të njëjtën ditë të javës kur e futët (për shembull, të mërkurën). Më pas hidheni unazën në koshin e mbeturinave.
  • Për 7 ditët në vazhdim (1 javë), ju s’do e përdorni unazën vaginale. Këtë javë, ju do filloni të keni gjakderdhje (cikël menstrual). Ju jeni gjithashtu e mbrojtur këtë javë.
  • Pas 7 ditësh futni një unazë të re, edhe nëse keni ende gjakderdhje.
  • Përsëritni hapat e mëparshëm.

Detaje të legenit të gruas: 1. unaza vaginale, 2. mitra, 3. vagina, 4. anus dhe 5. aparati urinar.

Shtypni unazën.

Futni unazën thellë në vaginë.

Vendosni 1 gisht brenda vaginës dhe shtyni unazën lart sa më shumë të jetë e mundur.

Unaza futet siç duhet në vaginë.

Unaza qëndron në vend kur kryeni marrëdhënie seksuale. Ju mund ta hiqni unazën vaginale gjatë marrëdhënies seksuale, por ju duhet ta fusni përsëri atë pas 3 orësh.

Për ta hequr unazën, vendoseni gishtin brenda vaginës tuaj dhe kalojeni si grep nëpër unazë. Nxirreni butësisht unazën jashtë.

Përdoreni vazhdimisht unazën për 3 javë. Më pas hidheni unazën në koshin e mbeturinave.

Përdoreni vazhdimisht unazën për 3 javë. Për 7 ditët në vazhdim (1 javë), ju s'do e përdorni unazën vaginale. Këtë javë cikli juaj menstrual do fillojë. Pas 7 ditësh futni një unazë të re, edhe nëse keni ende gjakderdhje. Përsëritni hapat e mëparshëm.

Unazën vaginale mund ta futni edhe duke përdorur një aplikues në vend të gishtit tuaj.

Unaza vaginale në aplikues

I sigurt

Unaza vaginale është shumë e sigurt nëse përdoret siç duhet. 

Unaza vaginale nuk është e sigurt ose është më pak e sigurt, nëse:

  • Jeni duke marrë ilaçe të tilla si St John’s wort. Tregojini mjekut se jeni duke përdorur unazën vaginale. Ai do ta marrë parasysh këtë kur ju rekomandon ilaçe.
  • Nëse harroni ta futni unazën vaginale pas një ndërprerjeje 7-ditore ose nëse harroni ta ndryshoni unazën.
  • Humbisni unazën vaginale gjatë marrëdhënies seksuale dhe nuk e futni përsëri pas 3 orësh.

Unaza vaginale mund të përdoret deri në 4 muaj nga dita kur e keni blerë në farmaci.

I sigurt

Asnjë dëmtim për shëndetin tuaj

Unaza vaginale përmban hormone. Këto hormone zakonisht nuk ndikojnë te shëndetiShëndetiKur ndjeheni mirë nga ana fizike, mendore dhe sociale në mjedisin tuaj. Shëndeti…Lexoni më shumë juaj. Por, në disa raste është më mirë të zgjidhni një metodë tjetër kontracepsioni. Pyesni mjekun e përgjithshëm për këshilla.

Unaza vaginale nuk ju bën më pak pjellore. Nëse doni të ngelni shtatzënë, thjesht hiqni unazën vaginale.

Gjatë muajve të parë të përdorimit të unazës vaginale, mund të keni efekte anësore si dhimbje koke, infeksione vaginale dhe përzierje. Këto efekte zakonisht largohen vetë. Nëse nuk zhduken, konsultohuni me një mjek.

MenstruacionetMenstruacionetHumbja e gjakut një herë në muaj përmes vaginës'së një gruaje Menstruacionet zgjasin…Lexoni më shumë shpesh bëhen më pak të rënda dhe më pak të dhimbshme.

Nuk ofron mbrojtje nga ISTISTIST nënkupton infeksionin seksualisht të transmetueshëm: një infeksion që zakonisht transmetohet vetëm nëpërmjet…Lexoni më shumë-të dhe virusiVirusiGrimcë shumë e vogël që mund të cenojë trupin. Ai shumëfishohet me lehtësi…Lexoni më shumë HIVHIVNjë virus (virusi i pamjaftueshmërisë imunitare njerëzore) që ndikon në sistemin imunitar natyror.…Lexoni më shumë

Unaza vaginale nuk mbron nga IST-të ose HIV. Vetëm një prezervativ mund t’ju mbrojë.

Prezervativi

Blerja e unazës vaginale

Ju duhet një recetë nga një mjek familjar, gjinekolog ose mami për të marrë unazën vaginale në farmaci.

Deri në moshën 21 vjeç, shumica e formave të kontracepsionit rimbursohen nga sigurimi juaj shëndetësor. Sidoqoftë, së pari duhet të paguani tepricën (eigen risico) e policës suaj të sigurimit shëndetësor. Flisni me ofruesin tuaj të sigurimeve shëndetësore për të ditur sa është shuma e rimbursimit. Nga mosha 21 vjeç, kontracepsioniKontracepsioniMjetet dhe metodat për parandalimin e shtatzanisë. Prezervativët dhe pilulat kontraceptive janë shembuj…Lexoni më shumë rimbursohet vetëm nëse keni marrë sigurim shtesë për kontracepsion. 

Sa kushton?