Zgjedhja e një metode kontracepsioni
Ju zgjidhni metodën më të mirë të kontracepsionit për ju dhe fazën tuaj të jetës. Metoda e kontracepsionit mund të ndryshojë gjatë jetës tuaj. Është mirë të dini se cilat metoda të kontracepsionit ekzistojnë dhe cilat pyetje duhet t’i bëni vetes kur zgjidhni një metodë. Është në dorën tuaj të bëni një zgjedhje. MjekuMjekuDikush që është trajnuar për kurimin e njerëzve të sëmurë. Mjekët mund të…Lexoni më shumë juaj gjithashtu mund t’ju ndihmojë të zgjidhni.
Për të zgjedhur metodën më të mirë të kontracepsionit për ju, bëjini vetes pyetjet në vijim:
- Sa vjeç jam?
Gratë e reja janë shumë pjellore. Është e rëndësishme të zgjidhni një metodë të sigurt. - A jam harraqe?
A kam një punë me orare të çrregullt?
A kam një jetë të ngarkuar?
Duhet të kujtoheni më shpesh kur përdorni disa metoda kontracepsioniKontracepsioniMjetet dhe metodat për parandalimin e shtatzanisë. Prezervativët dhe pilulat kontraceptive janë shembuj…Lexoni më shumë. - A i ndryshoj shpesh partnerët?
RrezikuRrezikuMundësia që të ndodhë diçka e papëlqyeshme, për shembull një sëmundje.Lexoni më shumë i marrjes së ISTështë më i lartë nëse ndryshoni partnerët shpesh. Mbrojeni veten nga IST-të. - A kam vetëm marrëdhënie seksuale rastësisht?
Ju përdorni një prezervativ, prezervativ femëror ose diafragmë vetëm në momentin që doni të kryeni marrëdhënie seksuale. Sigurohuni që të keni edhe një pilulë kontraceptive emergjente (pilula për të nesërmen në mëngjes) në shtëpi. - A pi duhan? A jam mbi peshë?
Me disa metoda kontraceptive që përmbajnë hormone, rreziqet shëndetësore janë më të larta nëse pini duhan ose jeni mbipeshë. - A është situata ime financiare e vështirë?
Disa metoda kontracepsioni janë më pak të kushtueshme se të tjerat. - A thotë besimi im diçka rreth kontracepsionit dhe a është kjo e rëndësishme për mua?
- A dua unë që partneriPartneriPersoni me të cilin keni një marrëdhënie.Lexoni më shumë im ose familja të dinë rreth metodës time të kontracepsionit?
Disa metoda të kontracepsionit nuk janë të dukshme. - A dua që menstruacionet e mia (rrjedhjaRrjedhjaLëngu që del nga trupi, për shembull: nga vagina, penisi, anusi. Ndonjëherë keni…Lexoni më shumë e gjakut) të vazhdoj? A do të doja të kisha një cikël të rregullt?
Disa metoda kontracepsioni ndihmojnë ciklin tuja të bëhet më i rregullt. Me metoda të tjera të kontracepsionit, cikliCikliNumri i ditëve midis ditës së parë të menstruacioneve 'të një gruaje dhe ditës…Lexoni më shumë juaj menstrual mund të bëhet më i çrregullt dhe madje ndonjëherë mund të ndalojë pas një kohe. - A e kam problem që mjeku të injektojë ose të futë ilaçin ose pajisjen time kontraceptive?
Për disa metoda të kontracepsionit ju keni nevojë për asistencën e një mjeku, për të tjera jo.
Pyetni një profesionist shëndeti për këshillë. Gjithashtu diskutoni kontracepsionin me partnerin tuaj. Të dy partnerët ndajnë përgjegjësinë për kontracepsionin. Ju mund të shkoni te një profesionist shëndetiShëndetiKur ndjeheni mirë nga ana fizike, mendore dhe sociale në mjedisin tuaj. Shëndeti…Lexoni më shumë së bashku.
Nëse një metodë nuk funksionon për ju, mund të zgjidhni një tjetër. Për shembull: nëse nuk ndiheni mirë fizikisht, keni efekte anësore, partneri juaj nuk është dakord ose nëse kushton shumë.