Sterilizimi
Sterilizimi është një metodë e përhershme e kontracepsionit.
Sterilizimi është një operacion që e bën të pamundur fekondimin. Qelizat e spermës nuk mund të arrijnë më në qelizën vezore.
Sterilizimi nuk ndikon në shëndetin apo seksualitetin tuaj.
Si burrat edhe gratë mund të sterilizohen.
Mjeku që kryen sterilizim te një burrë
Sterilizimi për burrat
Pas sterilizimit, burri ende ka ejakulime. Ai prodhon spermë pa spermatozoide. Ai mund të ketë bëjë marrëdhënie seksuale si zakonisht.
Mjeku bllokon kanalet e spermës.
Qelizat e spermës nuk mund të udhëtojnë më përgjatë kanaleve të spermës në prostatë dhe vezikulat seminale, ku prodhohet sperma.
Çojeni spermën për testim pas 3 muajsh. Nëse sperma juaj nuk përmban qeliza sperme, mund të ndaloni përdorimin e metodave të tjera të kontracepsionit.
Burrë duke qëndruar në këmbë. Fokusi është në organet seksuale të brendshme.
Sterilizimi për burrat: kanalet e spermës bllokohen.
Sterilizimi për gratë
Sterilizimi nuk ka efekt në ciklin, ovulacionin apo periodat e menstruacioneve.
Mjeku bllokon tubat fallopiane.
Spermatozoidet nuk munden më të arrijnë vezëzën.
Grua duke qëndruar në këmbë. Fokusi është në organet seksuale të brendshme.
Sterilizimi për gratë: tubat fallopiane bllokohen.
Sterilizimi: operacioni
Për meshkujt, operacioni kryhet nën anestezi lokale. Për gratë, operacioni zakonisht kryhet me kirurgji, nën anestezi.
Sterilizimi zakonisht nuk ndikon te dëshira juaj seksuale ose te jeta juaj seksuale. Burra dhe gra mund të kenë ende orgazma.
Sterilizimi është një metodë e përhershme e kontracepsionit. Kthimi i sterilizimit është i vështirë dhe jo gjithmonë i suksesshëm.
Shumë e sigurt
Sterilizimi është shumë i besueshëm. Rreziku i shtatzënisë është më i pakët kur një grua sterilizohet sesa kur një burrë sterilizohet.
Shumë e sigurt
Nuk ofron mbrojtje nga IST-të dhe virusi HIV
Sterilizimi nuk ju mbron nga IST-të ose nga HIV. Vetëm një prezervativ mund t’ju mbrojë.
Prezervativi
Çmimi i sterilizimit
Sterilizimi për një burrë kushton midis € 300 dhe € 700.
Sterilizimi për një grua kushton më shumë. Kushton rreth € 1600.
Çmimet varen nga:
- fakti nëse keni bërë anestetik lokal apo të përgjithshëm;
- materialet e përdorura nga mjeku;
- fakti nëse qëndroni apo jo në një dhomë teke në spital.
Sa kushton?
Sterilizimi nuk mbulohet nga paketa standarde e sigurimit shëndetësor (basisverzekering); ndonjëherë rimbursohet nëse keni marrë sigurim shëndetësor shtesë. Flisni me ofruesin tuaj të sigurimeve shëndetësore për të ditur se sa është masa e rimbursimit.