Çfarë është dhuna seksuale?
Dhuna seksuale është një akt ose aktivitet seksual i padëshiruar. Akt ose aktiviteti seksual është dhuna seksuale kur:
- nuk bëhet me pëlqim: të paktën një nga partnerët nuk ka pranuar të përfshihet në aktivitet dhe/ose;
- ka shtrëngim: një nga partnerët detyrohet dhe/ose;
- partnerët nuk janë të barabartë. Për shembull: njëri partner ka më shumë pushtet se tjetri, për shembull një mjek dhe një pacient ose një mësues dhe një student, njëri nga partnerët është më pak se 18 vjeç ose ka aftësi të kufizuar dhe diferenca e moshës është më shumë se 5 vjet.
Disa forma të dhunës seksuale janë:
- ngacmimi seksual;
- tentativa e përdhunimit dhe përdhunimi;
- abuzimi i fëmijëve.
Personi që ushtron dhunë seksuale është më së shpeshti një person i njohur për viktimën ose një person i besuar, si një anëtar i familjes, partner ose mik. Gjithashtu mund të jetë një krejt i panjohur.
Në Holandë, dhuna seksuale konsiderohet vepër penale. Por gjithashtu nuk i shohim të pranueshme sjelljet sekuale të padëshirueshme që nuk janë të dënueshme. Është e rëndësishme të kuptojmë se sjellja seksuale transgresive nuk është kurrë faji i viktimës. Ai që kalon kufirin është fajtor. Sjellja e viktimës, mënyra se si vishet, çfarë thotë ose bën nuk janë kurrë justifikim për sjelljen seksuale transgresive.