Çfarë është kënaqësia seksuale?
Kënaqësia seksuale zakonisht fillon kur provoni dëshirë seksuale. Shumë shpesh përfshin gjithashtu emocione, për shembull: ndarja e intimitetit ose ndjenja e lumturisë ndërsa përkëdhelni njëri-tjetrin.
Eksitimi seksualEksitimi seksualNjë ndjenjë e këndshme që krijon dëshirën për seks. Eksitimi rritet gjatë seksit.…Lexoni më shumë
Nëse trupi juaj stimulohet, mund të eksitoheni. Trupi juaj mund të kalojë përmes disa fazave të eksitimit. Nëse jeni shumë të eksituar, mund të përjetoni orgazëm. Për t’u eksituar, njerëzve u pëlqen, për shembull:
- përqafim;
- ledhatim dhe përkëdhelje;
- të puthëshTë puthëshTë prekni dikë me buzët tuaja. Puthja është një shenjë miqësie ose dashurie.Lexoni më shumë dhe të marrësh puthje;
- të lëpish dhe të të lëpijnë…
në pjesë të ndryshme të trupit.
Zonat erogjeneZonat erogjenePikat seksualisht të ndjeshme në trup. Nëse këto pika stimulohen, ju mund të…Lexoni më shumë për shumë njerëz janë:
- vaginaVaginaPjesa e organeve seksuale të brendshme të një gruaje. Vagina lidh mitrën me…Lexoni më shumë dhe klitoriKlitoriOrgan shumë i ndjeshëm i të cilit pjesa e sipërme është e dukshme…Lexoni më shumë (gratë);
- penisiPenisiOrgani seksual i mashkullit. Penisi përdoret për seks (ejakulacioni) ose për të urinuar.Lexoni më shumë dhe testikujt (meshkuj);
- vithet;
- anusi;
- në brendësi të kofshëve;
- gjinjtë (gratë) /gjoks (burra) dhe thitha;
- goja;
- qafa;
- flokët;
- futura;
- duart, gishtat, shputat, thembrat;
- krahët, shpatullat, kurrizi;
- llapat e veshit;
- kërthiza, barku.
Trupi juaj mund të kalojë nëpër disa faza të eksitimit: 1. dëshira seksuale, 2. zgjimi seksual, 3. Nëse jeni shumë të eksituar, mund të përjetoni orgazëm. 4. Qetësimi.

Pjesa përpara e burrit me tregim të zonave erogjene

Pjesa e pasme e burrit me tregim të zonave erogjene

Pjesa përpara e gruas me tregim të zonave erogjene

Pjesa e pasme e gruas me tregim të zonave erogjene
Të ndryshme për këdo, çdo herë
SeksiSeksiTë gjitha veprimet që mund t'ju eksitojnë seksualisht. Seksi nuk është vetëm marrëdhënia…Lexoni më shumë mund të jetë i ndryshëm çdo herë dhe për çdo çift. Flisni me partnerin tuaj për atë që ju pëlqen të dyve dhe si ju pëlqen (lehtë ose fort, shpejt ose ngadalë, me gishtat, buzë ose gjuhën etj.).
Njerëzit mund të kenë marrëdhënie seksuale por nuk është e domosdoshme të kenë kënaqësi seksuale. Ju gjithashtu mund të kënaqeni thjesht të jeni intim me njëri-tjetrin: të përqafoni, të përkëdhelni, të flisni, të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit.
Nëse jeni shumë të eksituar, mund të përjetoni orgazëm. Ndonjëherë nuk do të keni orgazëm. Ky nuk është një problem nëse ju dhe partneriPartneriPersoni me të cilin keni një marrëdhënie.Lexoni më shumë juaj nuk jeni të pakënaqur për të.
Çift duke folur në shtrat.