Përktheje në:

Të flasësh me partnerin tuaj

Çdokush ka pritshmëri të ndryshme dhe dëshira dhe çdo marrëdhënie është ndryshe. Sidoqoftë, është e rëndësishme në çdo marrëdhënie që të dy partnerët të kenë mundësi të shprehin ndjenjat, dëshirat dhe mendimet e tyre. Edhe nëse ka probleme në marrëdhënien e tyre ose probleme në jetën e tyre seksuale, ata duhet të përpiqen të komunikojnë.

Një çift duke folur

Për çfarë të flasësh me njëri tjetrin

T’i tregosh partnerit tuaj se si ndiheni mund t’ju ndihmojë të filloni të flisni me njëri tjetrin. Ju mund të flisni për shumë gjëra me partnerin tuaj. Për shembull:

  • ëndrrat dhe planet tuaja për të ardhmen;
  • aktivitete që do donit të bënit;
  • gjëra që pëlqeni rreth partnerit tuaj;
  • të keni fëmijë ose jo;
  • dëshirat, fantazitë dhe ndjenjat tuaja: çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në jetën tuaj seksuale, teknikat, xhelozia etj;
  • frustrimet dhe acarimet tuaja: atë që nuk dëshironi në marrëdhënien tuaj, kufijtë tuaj;
  • seks i sigurt: përdorimi i prezervativëve dhe i kontracepsioneve të tjera.

Një çift duke folur në shtrat për përdorimin e kontracepsionit

Si të flisni me njëri tjetrin

Nëse ju flisni për seksin ose marrëdhënien tuaj me partnerin tuaj:

  • zgjidhni një moment kur keni kohë të mjaftueshme për të folur;
  • përpiquni të mos fajësoni njëri-tjetrin;
  • jini konkretë (përmbajuni detajeve) për të shmangur keqkuptimet;
  • tregoni respekt për partnerin tuaj;
  • flisni për ndjenjat dhe dëshirat tuaja dhe si i kuptoni gjërat.

Të flasësh për tema intime me partnerin është e vështirë. Nëse është shumë e vështirë të flisni me partnerin tuaj, përpiquni të flisni me dikë të cilit mund t’i besoni ose kërkoni ndihmë profesionale.