Përktheje në:

Të mbrosh dhe të respektosh kufijtë

Kufijtë ju tregojnë se çfarë është e pranueshme për ju në një marrëdhënie ose në kontakt me dikë jashtë një marrëdhënieje. Dikush që kalon kufijtë tuaj nuk ju shfaq respekt. Integriteti juaj mund të dëmtohet.

Situata mund të jetë rreth çështjeve të ndryshme në marrëdhënien tuaj. Për shembull:

Kufijtë e dikujt kalohen kur dikush nuk bie dakord me atë që ndodh dhe me mënyrën si ndodh.

Për të respektuar kufijtë, të dy partnerët:

  • duhet të bien dakord me atë që po ndodh;
  • nuk duhet të përdorin ose ndjejnë ndonjë presion;
  • duhet të jenë partnerë të barabartë (njëri nuk duhet të ketë pushtet mbi tjetrin).

Një burrë dhe një grua të dy bien dakord të bëjnë seks

Të thuash “jo” dhe të thuash “po”

Nëse mendoni se kufijtë tuaj po kalohen, thoni “jo”. PartneriPartneriPersoni me të cilin keni një marrëdhënie.Lexoni më shumë juaj duhet të respektojë zgjedhjen tuaj. Flisni me partnerin tuaj rreth asaj që ju doni dhe se si ndiheni:

  • Jini shumë i qartë.
  • Qëndroni ose uluni drejt dhe shikoni në sytë e partnerit tuaj.
  • Shpjegoni pse thoni “jo”.
  • Nëse është e nevojshme, përsërisni mesazhin tuaj.
  • Mos u ndjeni fajtor.
  • Mos bëni premtime që s’mund t’i mbani.
  • Bëjani të qartë partnerit tuaj se pëlqimi i ndërsjellë është i rëndësishëm. 

Një vajzë duke i thënë "jo" një djali.

Të thuash “jo” është e vështirë, por është një mënyrë për të komunikuar me partnerin tuaj se cilët janë kufijtë tuaj. Kufijtë tuaj duhet të jenë të qartë për partnerin tuaj. Nëse “jo” nuk pranohet nga partneri juaj, merrni ndihmë profesionale ose rrëfehuni te një person që është i afërt me ju.

Ju mund të jeni i frikësuar të humbisni partnerin tuaj. Vendosni nëse partneri juaj është i mirë për ju, nëse ai ose vazhdon t’ju detyrojë të bëni gjëra që nuk dëshironi t’i bëni.

Sjellja seksualisht abuziveSjellja seksualisht abuziveSjellja seksuale që nuk është e përshtatshme. Seksi duhet të jetë i këndshëm…Lexoni më shumë

Kur dikush bën diçka seksuale me ju të cilën nuk e doni, ai person kalon kufijtë tuaj. Kjo mund të përfshijë puthjen, prekjen, komentet seksuale, sulmet seksuale, përdhunimin dhe prostitucionin. Kjo mund të bëhet me forcë ose me kërcënime (detyrim), por edhe në mënyra të tjera. Edhe nëse jeni duke fjetur, ose keni pirë, ose thjesht po ecni në rrugë dhe dikush bën diçka seksuale që ju nuk dëshironi, kjo është sjellje seksuale transgresive. Sjellja seksualisht transgresive e dënushme, si sulmi seksual dhe përdhunimiPërdhunimiTë kesh kontakt seksual me penetrim kundër dëshirës. Penetrimi mund të ndodhë me një…Lexoni më shumë, quhet gjithashtu dhunë seksuale.  

Të respektosh kufijtë e njëri-tjetrit është e rëndësishme. Abuzimi mund të shkaktojë probleme psikologjike dhe shëndetësore. Për më tepër, sjellja seksuale abuzive dhe format e tjera të dhunës nga partneri janë të ndaluara me ligj.

Nëse doni të bëni seks dhe partneri juaj jo, mund të diskunoi për këtë së bashku. Seksi është më shumë se veç marrëdhënie seksuale. Të jesh fizikisht afër njëri-tjetrit është po aq e rëndësishme për mirëqenien dhe marrëdhënien tuaj.

Sjellja seksuale abuzive mund të ndodhë edhe jashtë një marrëdhënieje, për shembull me të afërmit, të njohurit dhe ish-partnerët, ose me të huajt.

Të kërkosh ndihmë

Nëse përjetoni sjellje seksualisht abuzive ose tjetër dhunë ndaj partnerit, kërkoni ndihmë:

Kontaktoni policinë nëse dëshironi të raportoni dikë për sjellje seksualisht abuzive ose për ndonjë lloj tjetër dhune nga partneri.