Përktheje në:

Statusi i HIV

Ligji holandez ndalon çdo diskriminim bazuar në gjendjen shëndetësore. Kjo do të thotë se një person me HIV duhet të trajtohet si çdo person tjetër.

Është gjithmonë personi pozitiv me HIV që vendos nëse do t’u tregojë apo jo të tjerëve për këtë.

Nuk është e mundur të infektoheni me HIV përmes kontaktit social, për shembull: duke ndarë një gotë ose pjatë me dikë që ka HIV ose duke prekur ose puthur njëri-tjetrin.

HIV dhe puna

Një person HIV-pozitiv nuk ka pse ta përmendë këtë gjatë një interviste pune. Punëdhënësi nuk ka të drejtë të bëjë pyetje në lidhje me shëndetin e personit. Nëse punëdhënësi bën pyetje të tilla, nuk jeni të detyruar të përgjigjeni ose mund të thoni se ky është informacion konfidencial dhe se jeni të gatshëm të flisni me mjekun e punës (bedrijfsarts). Mjeku i punës mund t’ju bëjë vetëm pyetje që lidhen me aftësinë tuaj fizike për të kryer punën. Gjithahtu, ai duhet të respektojë privatësinë tuaj.

Nuk është e ndaluar të gënjeni për statusin tuaj të HIV gjatë një interviste pune, sepse pyetja nuk duhet të bëhet. Punëdhënësi nuk mund ta përdorë këtë si arsye për t’ju hequr nga puna e zbulon më vonë.

Nuk mund të merrni HIV duke shtrënguar dorën e një personi që është HIV-pozitiv.

Në rast të një aksidenti ku përfshihet një person që është HIV-pozitiv, procedurat e përgjithshme të ndihmës së parë janë të mjaftueshme për të parandaluar infektimin e dikujt tjetër me virusin HIV. Një punëdhënës, për rrjedhojë nuk mund të pushojë ose refuzojë dikujt me HIV një punë duke thënë kjo mund të shkaktojë një rrezik shëndeti për kolegët ose klientët.

Një person pozitiv me HIV nuk është i detyruar të informojë kolegët ose shefin e tij për këtë. Nëse i tregoni shefit tuaj, mund të jetë më e lehtë që të merrni mjekime gjatë orarit të punës ose të shkoni te mjeku.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë ose nëse dëshironi të raportoni diskriminimin, kontaktoni një organizatë të specializuar.

HIV dhe udhëtimi

Për vizitat më pak se 3 muaj, ka vetëm disa vende në botë që kërkojnë një test për HIV ose mohojnë hyrjen për njerëzit HIV-pozitiv. Më shumë vende janë kufizuese për qëndrime më të gjata. Në Bashkimin Evropian, aktualisht nuk ka kufizime udhëtimi për njerëzit HIV-pozitiv. Ju mund të gjeni më shumë informacion në www.hivtravel.org.

Ju mund të mbani me vete një kopje të recetës për mjekimet tuaja në rast se pyetjet bëhen te ekzaminimi kufitar në lidhje me mjekimet që keni në bagazhe.

Qasja në kujdesin shëndetësor

Shtetasit holandezë ose personat me leje qëndrimi mund t’i rimbursojnë shpenzimet mjekësore përmes sigurimit

Personat pa leje qëndrimi mund të marrin përfitojnë kujdes shëndetësor dhe mjekime përmes procedurës për kujdes mjekësor urgjent.

Mjekët dhe stafi tjetër mjekësor janë të lidhur me fshehtësia profesionale (privatësia).