Më shumë informacion rreth qasjes në kujdesin shëndetësor

Mund të gjeni të dhënat e kontaktit të profesionistëve të shëndetësisë më poshtë. Mund t'i filtroni kontaktet sipas temës. 

Abortimi
Mund të bëni një abortim nëse keni një shtatzëni të padëshiruar dhe dëshironi të ndërpritni shtatzëninë.
Adoptimi
Organizata kombëtare e edukimit, përgatitjes dhe përkujdesjes së mëtejshme për adoptimin.
Cocktail
Informacione, mbështetje dhe aktivitete sociale për njerëzit e komunitetit LGBT në qendrat e azilkërkuesve.
Dështimi
Nëse një shtatzëni mbaron vetvetiu në tre muajt e parë të shtatzënisë suaj, ju dështoni. Kontaktoni maminë ose mjekun tuaj të përgjithshëm nëse ju ndodh.
Dhënia e një fëmije për adoptim - "dhomat për fëmijët e gjetur"
Në një "dhomë për fëmijët e gjetur" (vondelingenkamer), mund ta lini fëmijën në mënyrë anonime.
Dhënia e një fëmije për adoptim - Fiom
Dëshironi ta jepni fëmijën tuaj për adoptim? Telefononi në numrin e Fiom për mbështetje dhe këshilla.
088-1264900
E re dhe shtatzënë
Nëse jeni shtatzënë ose keni lindur një fëmijë dhe jeni nën 23 vjeç, mund të shkoni këtu për ndihmë.
Fiom
Mbështetje dhe këshilla për shtatzëninë e paplanifikuar ose të padëshiruar: për informacionet online, vizitoni uebsajtin ose telefononi në numrin e Fiom.
088 126 49 00
Gjinekologu
Nëse jeni shtatzënë dhe ju është dhënë një rekomandim, ju shkoni te një gjinekolog. Rekomandimin jua jep mamia ose mjeku i përgjithshëm.
IST Sida Holandë (Soa Aids Nederland)
Nëse mendoni se keni një IST, është e rëndësishme që të testoheni. Lista e adresave për testet e IST-ve dhe vaksinimet.
Jellinek - për varësinë
Nëse jeni të varur nga alkooli, droga ose seksi, mund të trajtoheni për varësinë. Këtu mund të gjeni informacione, mbështetje dhe adresa lidhur me trajtimin e varësisë.
088 505 1220
Jouw GGD - Shërbimi shëndetësor publik i bashkisë suaj
Nëse jeni nën 25 vjeç dhe keni pyetje rreth shëndetit, seksualitetit, trupit tuaj, ndjenjave, alkoolit ose drogës, mund të bëni pyetje nëpërmjet email-it ose bisedës online.

Pages

Fjalori dhe përkthimet